-
Protesta kundër ligjit të ri për çështje familjare në Rusi
Shkurt 14, 2017 03:54Aktivistet ruse të hënën në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, kanë organizuar protesta kundër ligjit të ri për çështjet e familjes.
-
Protesta në Bahrejn kundër regjimit Al Khalifa
Shkurt 13, 2017 06:14Me mijëra bahrejnas janë ngritur përsëri në protesta kundër regjimit Al Khalifa. Protesta u organizua në kohën e ceremonisë mortore të tre të rinjve bahrejnas të cilët janë vrarë nga forcat e sigurimit të regjimit Al Khalifa.
-
Protesta kundër Trump në Meksikë
Shkurt 13, 2017 06:14Mijëra qytetarë meksikanë protestuan të dielën kundër presidentit amerikan, Donald Trump, për të kundërshtuar retorikën e tij anti-meksikane në lidhje me pagesat për siç ka thënë ai ‘ndërtimin e murit të bukur’.
-
37 të arrestuar në protestat në Francë
Shkurt 12, 2017 16:25Polici franceze bëri të ditur se ka arrestuar 37 protestues të akuzuar për akte të dhunshme, gjatë protestave të zhvilluara në një zonë periferike të Parisit.
-
Vazhdojnë protestat në Rumani
Shkurt 12, 2017 04:45Rumunët nuk heqin dorë nga protestat deri në rënien e qeverisë të cilën ata e konsiderojnë të korruptuar. Në ditën e shtatë të demonstratave, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit. Edhe pse e ka kritikuar për kalimin në fshehtësi të dekretit, presidenti i vendit Ioanis ka mbështetur qeverinë Social Demokrate në vend.
-
Turqia mohon pretendimet e Rusisë
Shkurt 10, 2017 17:09Ushtria turke ka mohuar t’i kenë udhëzuar në mënyrë të gabuar avionët luftarakë rusë për të bombarduar një ndërtesë në Siri gjatë së enjtes, ku mbetën të vdekur 3 ushtarë turq.
-
Protesta kundër dhunës policore në Francë
Shkurt 09, 2017 14:36Dhuna makabre dhe përdhunimi i një të riu nga një grup policësh kanë çuar në kaos periferinë e Parisit. Pas protestave të dhunshme, djegies së makinave dhe konfrontimeve të ashpra me policinë, dhjetëra protestues janë arrestuar. Gjithçka nisi më 2 shkurt, ku katër policë gjatë patrullimeve në zona të quajtura problematike, rrahën barabarisht dhe përdhunuan me shkop gome një 22 vjeçar.
-
Qeveria rumune nuk pranon dorëheqjen, bën thirrje për qetësi
Shkurt 07, 2017 16:52Me gjithë përshkallëzimin e protestave në Rumani, qeveria e këtij vendi nuk ka pranuar kërkesën e protestuesve për dorëheqje dhe u ka bërë thirrje atyre të ruajnë qetësinë.
-
500 mijë persona kërkojnë dorëheqjen e qeverisë rumune
Shkurt 06, 2017 15:21Më shumë se 500 mijë persona kanë protestuar në të gjithë Rumaninë, pavarësisht revokimit të një dekreti nga ana e qeverisë, ç’ka ishte edhe zanafilla e zemërimit te rumunëve.
-
Vazhdojnë protestat e amerikanëve kundër Trump
Shkurt 05, 2017 04:16Qytetarët e Amerikës në vazhdim të protestave të tyre kundër qeverisë së Donald Trump, përsëri kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme të Amerikës dhe kanë protestuar kundër politikave të Donald Trump, presidentit të Amerikës.