-
Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Serbi
Qershor 18, 2023 05:51Në Beograd më 17 qershor është mbajtur protesta e shtatë me moton “Serbia kundër dhunës”. Gjatë tubimit në kryeqytetin serb u paralajmërua se protestat do të radikalizohen nga java e ardhshme nëse kërkesat e protestuesve nuk plotësohen.
-
DASH ultimatum Vuçiç: Të lirohen menjëherë 3 policët e Kosovës
Qershor 18, 2023 05:46Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të lirohen menjëherë tre policët e Kosovës që u rrëmbyen më 14 qershor.
-
Arrestohet edhe një nga sulmuesit e gazetarëve në veri të Kosovës
Qershor 18, 2023 05:46Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ditën e sotme, në pikëkalimin kufitar në Jarinjë që lidh Kosovën me Serbinë është arrestuar edhe një person që ka sulmuar gazetarët në veri të Kosovës.
-
Begaj: Mos të lejojmë provokimet që destabilizojnë Kosovën dhe rajonin
Qershor 18, 2023 05:46Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj është takuar me krerët e shteteve të rajonit në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog.
-
SHBA i kërkon Vuçiqit lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës
Qershor 17, 2023 16:52Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), i bëri thirrje të shtunën presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij që “që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor”.
-
Gjykata serbe jep masën e sigurisë për 3 efektivët e policisë së Kosovës
Qershor 17, 2023 06:50Gjykata serbe ka lënë në burg 3 efektivët e policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen në Veri.
-
Escobar: Të lirohen menjëherë tre policët dhe Kosova të hapë kufirin
Qershor 16, 2023 16:55I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha sot se ende po punohet në planin tre pikësh evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, e cila sipas tij po krijon kushte të vështira për tërë rajonin.
-
Borrell: Javën që vjen do të ftoj në takim urgjent Kosovën dhe Serbinë
Qershor 16, 2023 13:51Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.
-
Përplasje verbale mes Presidentëve të Sllovenisë e Serbisë në Beograd
Qershor 15, 2023 12:12Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehu pakënaqësinë e tij ndaj një gazetari slloven, i cili në një konferencë për media, u interesua për protestat kundër dhunës dhe ngjarjeve në parlamentin serb.
-
Kurti për bllokimin e kamionëve nga Serbia: S’është masë ekonomiko-tregtare, por e sigurisë
Qershor 15, 2023 12:09Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur masë të sigurisë, vendimin e djeshëm për të bllokuar hyrjen e kamionëve të Serbisë në Kosovë.