-
Lavrov: Vrasja e gjeneral Solejmani, shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare
Janar 04, 2020 09:31Ministri i punëve të jashtme të Rusisë theksoi se vrasja e gjeneral Kasem Solejmani, do të rezultojë me një fazë të re të tensioneve në rajon.
-
Ruhani: Gjeneral Solejmani do të mbetët i përjetshëm në historinë e popullit të Iranit dhe në memorien e liridashësve të botës
Janar 04, 2020 09:16Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se gjenerali martir Kasem Solejmani do të mbetet i pavdekshëm dhe i përjetshëm në historinë e popullit të Iranit dhe në memorien e liridashësve të botës.
-
Ceremoni mortore për gjeneralët martirë Solejmani dhe Muhendis në Kazemejn të Irakut
Janar 04, 2020 08:54Në qytetin Kazemejn të Irakut u organizua ceremonia mortore për gjeneral martir Kasem Solejman dhe gjeneral Abu Mahdi Al-Muhendis dhe shoqëruesve të tyre që u martirizuan në sulmin terrorist të ushtrisë amerikan në Bagdad.
-
Lideri Suprem: Autorët përgjegjës për martirizimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani, do të presin një hakmarrje të rëndë
Janar 03, 2020 03:30Lideri suprem i revolucionit islamik, pasi shprehu ngushëllime për martirizimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi: Ata kriminelë që duart e tyre të ndotura i lyen me gjakun e këtij martiri dhe të martirëve të tjerë, do të marrin si përgjigje një hakmarrje të rëndë.
-
Martirizohet gjenerali legjendar Kasem Sulejmani në një sulm të helikopterëve amerikanë në aeroportin e Bagdadit
Janar 03, 2020 03:12Mediat irakiane njoftuan martirizimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani komandanti I forcave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit së bashku me Abu Mehdi Muhandes zëvendësi i forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak. Gjeneral Kasem Sulejmani u martirizua pas një sulmi të helikopterëve amerikanë në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.
-
Në qytetin Kazemejn të Irakut zhvillohet ceremonia mortore për gjeneral Kasem Solejmani
Janar 04, 2020 07:54Ceremonia për t'i dhënë përshëndetjen e fundit gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe bashkëluftëtarëve të tij, ka filluar nga qyteti Kazemejn i Irakut.
-
Telsa Gabard: Vrasja e gjeneral Sulejmani shkelje e kushtetutës amerikane
Janar 04, 2020 05:31Një prej kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, vrasjen e komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare, e ka quajtur shkelje të kushtetutës amerikane.
-
Naxheba: Raketat dhe armët janë gati për t’iu përgjigjur Amerikës
Janar 04, 2020 05:31Lëvizja Naxheba ka shprehur gatishmërinë e forcave të saj për t’iu përgjigjur Amerikës për shkak të sulmit terrorist që çoi në martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani.
-
Sulmohen forcat e Hashd Shaabit në veri të Bagdadit
Janar 04, 2020 05:31Forcat Hashd Shaabi në afërsi të kampit Taxhi, janë sulmuar nga ajri, bën të ditur agjencia Reuters e lajmeve.
-
Amerika pezullon trajnimin e forcave irakiane
Janar 04, 2020 05:31Mesa duket Amerika dhe aleatët e saj kanë dhënë urdhër për pezullimin e trajnimit të forcave irakiane, menjëherë pasi kanë martirizuar me një sulm ajror gjeneral Kasem Sulejmani.