Gjukanoviq: Ballkani perëndimor rrezikohet nga palët e treta
Tetor 27, 2021 14:50 Europe/Tirane
Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbrojtje më vendimtare nga ndikimi malinj i palëve të treta, thotë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Ai tha në një takim me anëtarët e delegacionit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR), të cilët janë për një vizitë studimore në Mal të Zi dhe rajon.
Në një komunikatë të Kabinetit të presidentit malazez, thuhet se zyrtarët aktualë dhe ish-politikë, eurodeputetë dhe figura të shquara të jetës shoqërore-politike të Evropës janë të fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare me jashtë të vendeve të Evropës Juglindore, raporton Tanjug, përcjell Klan Kosova.
Tags