Ramazani, muaji i Zotit (2) (Speciale për muajin e agjërimit)
(last modified Sun, 25 Jun 2017 08:28:23 GMT )
Qershor 25, 2017 10:28 Europe/Tirane
  • Ramazani, muaji i Zotit (2) (Speciale për muajin e agjërimit)

Muaji i Ramazanit është muaji i robërisë pranë Zotit dhe muaji i solidaritetit me njerëzit. Në këtë edicion duke kujtuar myslimanët e përfshirë nga lufta në vendet e ndryshme, po paraqesim disa porosi të Kur'anit të shenjtë në lidhje me muajin Ramazan dhe në fund të edicionit do të paraqesim disa rregulla në lidhje me ushqimin gjatë këtij muaji.

Në ditën r dytë të muajit të bekuar të Ramazanit urojmë që adhurimet dhe ibadeti juaj miq të nderuar, të jetë i pranuar pranë Zotit të madhëruar! Muaji i Ramazanit ka disa vjet që shoqërohet me një atmosferë të ndryshme në disa vende islame. Në rrethanat kur myslimanët e botës me gëzim presin muajin e Ramazanit, në këtë kohë një pjesë e gjeografisë së botës islame është kapluar me një situatë shumë të keqe. Për fat të keq muaji i Ramazanit për shumë popuj myslimanë të rajonit të Lindjes së Mesme si populli i Jemenit, Sirisë, Irakut dhe Palestinës, ka ardhure në kushte shumë të vështira. Lufta, vrasja, shpërngulja, uria dhe në disa rajone kequshqyerja dhe kriza e madhe, janë bërë shkak për krijimin e skenave shumë të tmerrshme dhe të dhimbshme. Luftimet e vazhdueshme dhe prania e grupeve terroriste në rajonin e Lindjes së Mesme dhe politikat e pasuksesshme ndërkombëtare për zgjidhjen e krizave të këtij rajoni, janë bërë shkak që banorët e rajoneve të përfshira nga konflikti me shumë dhimbje dhe vuajtje të presin muajin e bekuar të Ramazanit dhe të paktë janë ata të cilët e kuptojnë gjendjen e tyre. Myslimanët në të gjithë botën për të siguruar artikujt ushqimor për përgatitjen e iftarit, shkojnë në treg, mirëpo në rajonet e përfshira nga lufta sigurimi i artikujve të duhura për përgatitjen e iftarit, konsiderohet një sfidë e madhe për myslimanët.

Iftari pranë gërmadhave të shkaktuara nga lufta në Siri

Një prej tragjedive të cilat po i përjeton rajoni i Lindjes së Mesme, janë sulmet e grupeve terroriste në Siri dhe Irak. Myslimanët e Sirisë në gjashtë vitet e fundit po digjen në zjarrin e luftës. Grupet terroriste nuk respektojnë as shenjtërinë e muajit Ramazan. Organizata e Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ka thënë se me mijëra persona në Siri po vuajnë nga mungesa e artikujve ushqimor në rajonet e përfshira nga lufta dhe gjithashtu, në kampet strehimore të refugjatëve në vendet fqinjë. Refugjatët myslimanë në kampet e veçanta për refugjatë në vendet evropiane si në Greqi, gjithashtu, po përballen me probleme të mëdha për agjërim dhe për ata nuk është fare e lehtë të kryejnë ritualet fetare të Ramazanit të këtij viti. Në Jemen, gjithashtu, myslimanët agjërues kanë shumë probleme. Me sulmet barbare të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas dhe me bombardimet e avionëve luftarakë sauditë në rajonet e ndryshme të Jemenit, në shumë rajone të këtij vendi myslimanët po përballen me mungesë të madhe të ujit të pijshëm, të artikujve ushqimorë dhe veshmbathje. Lufta dhe bombardimet, në disa rajone, kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe shumë organizata humanitare dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë theksuar se kushtet për jetesë në këtë vend janë shumë të vështira dhe mbi 14 milionë njerëz në këtë vend po përballen me mungesë të madhe ushqimore.

Jemenasit duke ngrënë iftar

Myslimanët e botës këtë vit kanë filluar agjërimin e muajit të Ramazanit në kohën kur mbi 1.800.000 myslimanë në Rripin e Gazës, ndodhen nën bllokadën e hekurt dhe në kushte shumë të vështira. Banorët e Rripit të Gazës për shkak të bllokadës së vendosur nga regjimi sionist, po përballen me mungesa dhe kufizime të mëdha dhe kjo çështje ka vështirësuar edhe më shumë jetën e tyre. Blerja e artikujve ushqimorë për banorët e Rripit të Gazës gjatë muajit Ramazan është bërë shumë e vështirë. Myslimanët e këtij rajoni për shkak të të ardhurave shumë të vogla, janë të detyruar të blejnë artikuj pak dhe të lirë. Myslimanët në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan gjatë muajit Ramazan po përballen edhe me agresionin ushtarak të regjimit sionist. Kjo është në kohën kur organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shumë herë kanë kërkuar që të mos lejohen sulmet ushtarake gjatë muajit Ramazan, mirëpo regjimi sionist përsëri po vazhdon veprimet e tij të dhunshme kundër myslimanëve në Palestinë.

Ramazani në Gaza

Këtë çfarë kujtuam, është vetëm një shprehje e solidaritetit me myslimanët e shtypur në rajonet e përfshira nga lufta. Pohojmë sinqerisht se shpjegimi i vuajtjeve të myslimanëve nuk mund të përmblidhet në këtë program të shkurt.

Tani po dëgjojmë një ajet tjetër kur'anor.

" ایَّامًا مَعْدُودَاتٍ فَمَنْ کَانَ مِنْکُمْ مَرِیضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَیَّامٍ أُخَرَ وَعَلَى الَّذِینَ یُطِیقُونَهُ فِدْیَةٌ طَعَامُ مِسْکِینٍ فَمَنْ تَطَوَّعَ خَیْرًا فَهُوَ خَیْرٌ لَهُ وَأَنْ تَصُومُوا خَیْرٌ لَکُمْ إِنْ کُنْتُمْ تَعْلَمُونَ."

"(Agjërimi për ju është përcaktuar) në ditët e caktuara (mirëpo) nëse çdonjëri prej juve është i sëmurë ose është në udhëtim (aq ditë sa nuk ka agjëruar) le të agjërojë aq ditë në një kohë tjetër, ndërsa për atë që agjërimi është i vështirë dhe i pamundur, ai duhet të japë ushqim në masë të duhur për bonjakët dhe jetimet kurse çdo kush që bënë bamirësi më shumë në mënyrë vullnetare, ajo do të jetë më mirë për atë, por nëse e dini, agjërimi për ju është vepër më e mirë".

Zoti i madhëruar pasi shpjegon urdhrin dhe domethënien e agjërimit në ajetin 183 të sures Bekare, për të reduktuar vështirësinë e agjërimit ka dhënë disa urdhëresa të tjera në lidhje me këtë çështje në ajetin 184 të sures Bekare të lartshënuar. Do të thotë për ta bërë të çartë faktin se agjërimi i cili është obliguar nga ana e Zotit, është një detyrë e vogël dhe pa vështirësi, thotë: "Nuk është kështu që të agjëroni tërë vitin ose për një kohë të gjatë, por duhet të agjëroni disa ditë të caktuara". Përveç kësaj, Zoti i madhëruar në këtë ajet thotë se ne në shpjegimin e urdhrit të agjërimit si një vepër e obliguar, kemi marrë parasysh gjendjen e atyre personave për të cilët kryerja e këtij obligimi është vështirë. Pleqtë dhe plakat, grat shtatzënë dhe grat që u japin gji fëmijëve dhe personat e sëmurë për të cilët është shumë vështirë agjërimi, në vend të agjërimit duhet të japin lëmoshë ushqim, do të thotë lëmoshë të cilën mund ta japin të gjithë pa kurrfarë problemi dhe kjo lëmoshë përbënë ushqimin e një të varfëri. Mirëpo nëse një person dëshiron që në vend të një dite agjërimi, të ngopë më shumë persona të varfër, kjo është më e mirë për atë.

Ramazani, muaji i Zotit

Ky ajet tregon se Islami është legjislativ dhe i bazuar në ligje dhe Islami për çdo individ në çfarëdo rrethana, ka ligj dhe rregullore të përshtatshme. Ajo që është me rëndësi, është kjo që besimtari të dorëzohet pranë urdhrit të Zotit dhe kjo konsiderohet vlerë. Nëse Zoti i madhëruar ka urdhëruar agjërimin, atëherë besimtari duhet të agjërojë dhe nëse Zoti ka urdhëruar të bëjë iftar, besimtari duhet të bëjë iftar dhe ta prish agjërimin. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjatë udhëtimit që ka bërë në muajin Ramazan, atij i është zbritur ky ajet dhe Profeti s.a.v.s. menjëherë kërkoi ujë dhe e prishi agjërimin. Pastaj, urdhëroi që edhe të tjerët ta prishin agjërimin. Disa zbatuan urdhrin dhe vepruan ashtu siç urdhëroi Profeti s.a.v.s., mirëpo disa të tjerë thanë tani është dreka dhe ne agjërimin tonë do ta çojmë deri në fund. Profeti s.a.v.s. grupin e dytë e quajti mëkatar.

Në fund të ajetit kur'anor përsëri tërhiqet vërejtja se agjërimi për ju është më mirë, prandaj agjëroni me dëshirë dhe pa urrejtje dhe vështirësi. Kjo është për arsye se nëse do të bëhej e qartë sasia dhe masa e kësaj mirësie, atëherë askush nuk do të dëshironte që të jetë plak dhe në vend të agjërimit, të japë ushqim për të varfrit.

Khaxhe Abdullah Ansari në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Një prej urtësive të agjërimit është kjo që pronarët e mirësisë duhet ta dinë dhe ta kuptojnë gjendjen e të varfërve dhe të uriturve dhe t'i ndihmojë ata. Zoti i madhëruar që nga fillimi, e ka lënë jetim Hazretin Muhamed s.a.v.s. në mënyrë që ai më pas të përkëdhelë dhe të kujdesët për jetimët dhe bonjakët, e ka bërë atë të huaj në mënyrë që ai t'i ndihmojë personat që janë të huaj në një vend, e ka bërë atë të varfër në mënyrë që ai të mos harrojë të varfërit:

Me çfarë bujarie të trajtuam ty kur ishe jetim dhe i varfër

Ti ashtu vepro me krijesat tona o bujar me bujarinë tënde"

Miq të nderuar ashtu siç thamë, feja islame si feja më e përkryer qiellore, ka rregulla dhe mësime për të gjitha çështjet e jetës.  Në pjesën e fundit të këtij edicioni do të paraqesim disa këshilla për shëndetin dhe ushqimin në muajin e Ramazanit, prandaj na ndiqni në vazhdim!

Rregullat e të ushqyerit gjatë muajit të Ramazanit

Etja dhe uria në muajin e Ramazanit krijon një gjendje të veçantë për ata që agjërojnë. Shumë agjërues gjatë muajit të Ramazanit përjetojnë lodhje, mungesë të vullnetit, dhimbje koke, ngërç të muskujve, dhimbje të lukthit dhe stomakut etj.. Shkaku i shumë prej këtyre gjendjeve, është reduktimi i konsumimit të artikujve ushqimorë për të cilat ka nevojë trupi. Agjërimi, duke marrë parasysh nxehtësinë, ditën e gjatë për të duruar urinë dhe etjen, e bënë të vështirë punën e agjëruesve. Megjithëkëtë, për arsye të ndikimit pozitiv që ka agjërimi, mund të ndiqen disa metoda për të pasur më pak presion gjatë agjërimit gjatë këtyre ditëve në mënyrë të mos shkaktohet ndonjë dëm serioz për trupin. Për të qenë trupi plotësisht shëndoshë në kushte të tilla, ka nevojë që të ndjekim një program të përshtatshëm për ushqyerje. Në hapin e parë kujtojmë se ashtu siç ka thënë Islami, agjërimi për të sëmurët është i ndaluar. Shumë persona me ardhjen e muajit të Ramazanit, nën ndikimin e atmosferës spirituale të këtij muaji dhe duke marrë parasysh se agjërimi është obligim fetar, e neglizhojnë sëmundjen e tyre. Natyrisht se vendimi për të agjëruar një person i sëmurë, varët nga lloji i sëmundjes, kushtet personale të personit të sëmur, lloji i medikamenteve dhe shumë kushte të tjera, prandaj nuk mund të paraqitet ndonjë rregull i pandryshuar dhe i përgjithshëm për të gjithë personat e sëmur, as edhe për ata të cilët vuajnë nga sëmundja e ngjashme. Në këto raste, secili individ vet e përcakton se a mund të agjërojë apo jo? Nëse personi i sëmurë nuk mund të sigurohet për dëmet e mundshme të agjërimit për sëmundjen e tij, atëherë duhet të konsultohet me mjekun e tij të besueshëm dhe të kërkojë opinionin e mjekut. Në lidhje me këtë çështje, Dr. Sa'id Husejni, specialist për ushqyerje në Universitetin e Mjekësisë në Teheran, në lidhje me dy lloj të të sëmurëve, do të thotë ata që kanë diabet dhe MS, thotë:

Sëmundjet si diabeti dhe presioni i gjakut, bëhen shkak që i sëmuri të përballet me kufizime për të agjëruar. Ky grup i të sëmurëve duhet të konsultohen me mjekun e tyre dhe pastaj të fillojnë të agjërojnë. Të sëmurët të cilët dëshirojnë të agjërojnë disa ditë para muajit të Ramazanit, duhet ta kontrollojnë sheqerin dhe deri para syfyrit dhe iftarit ata sheqerin duhet ta kenë nën 130 dhe dy orë pas ngrënies duhet ta kenë nën 180. Të sëmurët me sëmundjen MS dhe ata që u është shtuar kjo sëmundje dhe janë duke përdorur Korton, nuk duhet të agjërojnë. Përveç kësaj, të sëmurët të cilët kanë nevojë për konsumimin e medikamenteve ushqimore ose pas marrjes së injeksioneve, kanë temperaturë ose dhimbje trupi dhe për të reduktuar këto shenja, ata duhet të konsumojnë medikamente ushqimore, nuk lejohen të agjërojnë. Duhet të kemi parasysh se kushti i parë i agjërimit është shëndeti i trupit".

Tags