Persepolis fitues në derbin e 91-të të Teheranit
Derbi i 91-të mes dy klubeve të famshme iraniane Esteghlal dhe Persepolis përfundoi me fitoren 1-0 në favor të klubit të madh të Persepolisit.
Ndeshja u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 60,000 spektatorëve në Stadiumin Azadi. Esteghlal nuk mund ta ndryshonte rezultatin kur gjyqtari akordoi penallti në minutën e 25-të. Më në fund, në minutën e 80, sulmuesi i Persepolisit, Mahdi Abdi shënoi golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes. Persepolis me 9 pikë tani po qëndron në vendin e dytë vetëm për shkak të diferencës së golave me ekipin e parë në turne, ndërsa Esteghlal qëndron në vendin e 15-të me dy pikë. Të dy klubet janë klubet më të njohura të futbollit të Iranit dhe derbi i Teheranit përcillet me ndjeshmëri të lartë nga tifozët e dy klubeve.