Irak, pakti me Shtetet e Bashkuara ka mbaruar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i101643-irak_pakti_me_shtetet_e_bashkuara_ka_mbaruar
Shejh Kais al-Khazali, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Asaib Ehl al-Hak në Irak, tha se stabiliteti në këtë vend varet nga formimi i një qeverie dhe theksoi nevojën për të kufizuar armët në duart e kësaj qeverie.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 20, 2020 16:26 Europe/Tirane
  • Irak, pakti me Shtetet e Bashkuara ka mbaruar

Shejh Kais al-Khazali, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Asaib Ehl al-Hak në Irak, tha se stabiliteti në këtë vend varet nga formimi i një qeverie dhe theksoi nevojën për të kufizuar armët në duart e kësaj qeverie.

Në një intervistë me kanalin Al Iraqiya, Khazali deklaroi se qëllimi i grupeve të rezistencës irakiane ishte të mbanin armët derisa të arrijnë një objektiv të caktuar, dhe nëse arrihet ky objektiv që është dëbimi i pushtuesve , këto armë gjithashtu do të dorëzohen. "Kushtetuta e Irakut nuk autorizon krijimin e ndonjë baze ushtarake në Irak pa miratimin e Parlamentit," tha sekretari i përgjithshëm lëvizjes Asaib Ahl al-Hak. Khazali tha se pakti me amerikanët kishte mbaruar për shkak të shkeljes së kushteve të tij dhe se grupet e rezistencës do të respektonin parimin e konfrontimit ushtarak me forcat e huaja. “Pakti varej nga dy kushte, por asnjëri prej të dyve nuk u përmbush; së pari, prania e trupave amerikane dhe tërheqja e tyre nga Iraku duhej të bazohej në një grafik kohor të arsyeshëm. Së dyti, kontrolli i plotë i qeverisë irakiane mbi qiellin irakian për të parandaluar sulmet ajrore. Megjithatë, e vërteta është se hapësira ajrore irakiane po shkelet nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia”, tha ai.