Shtohet varfëria me 80% në Jemen
(last modified Tue, 12 Jan 2021 12:50:27 GMT )
Janar 12, 2021 13:50 Europe/Tirane
  • Shtohet varfëria me 80% në Jemen

Komiteti i të drejtave të njeriut në Sana ka njoftuar për shtimin me 80% të varfërisë në Jemen.

Faqja informative Al-Ahd ka njoftuar se komiteti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Sana ka publikuar statistikat e krimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kundër Jemenit dhe ka deklaruar se sulmet e koalicionit agresor dhe bllokada që kanë vendosur kundër Jemenit si dhe mbyllja e aeroportit ndërkombëtar të Sana, kanë shkaktuar vrasjen e 42 mijë personave dhe ka penguar daljen e mbi 75 mijë personave jashtë vendit për kurime dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore.

Komiteti i të drejtave të njeriut të Jemenit gjithashtu ka thënë se papunësia në Jemen është shtuar me 65% dhe aktualisht mbi 60 % e qytetarëve të Jemenit po vuajnë nga kriza dhe uria, ndërsa ka shtuar: “Lufta kundër Jemenit ka shkaktuar shpërnguljen e mbi një milion qytetarë jemenas dhe ka shkatërruar 3.553 shkolla dhe 42 universitete”.

Në bazë të raportit të komitetit për të drejta të njeriut në Sana, gjithashtu për shkak të transferimit të Bankës Qendrore të Jemenit janë ndërprerë edhe pagesat e rrogës për rreth një milionë e 250 mijë punonjës dhe kjo çështjeje ka shkaktuar probleme të shumta për jetën e qytetarëve jemenas.

 

Tags