Amerika zhvendos terroristët e ISIS në Siri
(last modified Fri, 06 Aug 2021 15:18:03 GMT )
Gusht 06, 2021 17:18 Europe/Tirane
  • Amerika zhvendos terroristët e ISIS në Siri

Forcat ushtarake pushtuese të Amerikës kanë zhvendosur me dhjetëra terrorist të ISIS nga një burg në provincën Hasake në një prej burgjeve nën mbikëqyrjen e tyre.  

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat pushtuese amerikane gjatë këtij operacioni kanë zhvendosur 35 terroristë të ISIS nga burgu Al-Thanevije Al-Sana’ije në provincën Hasake në verilindje të Sirisë që është nën kontrollin e forcave të grupit militant kurd SDF, në burgun e bazës ajrore të paligjshme të tyre në rajonin Al-Shadad në këtë provincë.

Mansur Hamud Al-Armat i njohur me nofkën Abu Saxhad, përgjegjës i grupeve të zbulimit dhe Ghijath Omar bi Abdulaziz i njohur me nofkën Abu Hamze dhe specialist për neutralizimn e minave; janë dy terroristë të grupit takfirist ISIS, ndodhen në mesin e këtyre terroristëve të ISIS që janë zhvendosur nga forcat ushtarake terroriste amerikane në Siri.

Amerika ka pushtuar disa rajone në lindje dhe verilindje të Sirisë ku ndodhen puset e naftës dhe gazit të Sirisë dhe forcat amerikane në bashkëpunim me militantët kurdë po plaçkitin burimet naftore.

Tags