Pohimet e trishta të gjeneralit amerikan para bisedimeve të Vjenës
Kjo betejë e dominimit të qiejve të Lindjes së Mesme që boshti SHBA/Izrael e ka humbur mjerisht, i sulmuar që nga viti 2019 me raketa dhe dronë vrasës, herë në Jemen dhe Irak, herë në Gaza apo Siri, apo edhe në Gjirin Persik dhe e cila, si një obsesion vjen në pah sa herë që kreu i CentCom thirret të flasë për Iranin,
ka bërë që fjalimi i fundit i gjeneralit amerikan, i mbajtur pak para takimit të Iranit dhe Grupit 4 + 1 në Vjenë, nën hijen e një “fuqie amerikane”, e cila, e injoruar, e poshtëruar, trokiti në derë deri në minutën e fundit pa marrë dot biletën e hyrjes nga delegacioni iranian, të bëhet një rrëfim i ri i hidhur. Po çfarë tha Gjeneral McKanzie? “Irani është tani më i avancuar se kurrë në programin e tij të armëve bërthamore, duke prodhuar rezerva të uraniumit të pasuruar me 60 për qind pastërti dhe i afrohet materialit 90 për qind të shkallës ushtarake. Irani nuk ka marrë ende vendimin për të ndërtuar një kokë bërthamore, por ata janë shumë afër kësaj radhe. Meqë ra fjala, ata janë lloji i njerëzve që duan të befasojnë dhe na kanë surprizuar në më shumë se një rast. Edhe nëse Teherani vendos të grumbullojë karburant të mjaftueshëm për një bombë, ata ende nuk e kanë standardizuar dizajnin e një koke luftarake mjaft inteligjente për t'u vendosur në arsenalin e tyre prej 3000 raketash balistike". Dhe gjenerali shtoi: "Irani gjithashtu nuk ka mundur të tregojë se mund të ndërtojë një kokë luftarake të aftë për t'i mbijetuar nxehtësisë, presionit dhe dridhjeve të forta që karakterizojnë rënien e një koke bërthamore nga hapësira në Tokë. Ne nuk kemi parë diçka të tillë. Ajo që pamë më 8 janar 2020, megjithatë, ishte kjo: dhjetëra raketa Kiam-1 dhe Fateh-313 u lëshuan nga tre baza në Iranin perëndimor në dy baza amerikane në Irak, bazën e madhe ajrore Al Asad dhe atë në Erbil të Kurdistanit. Ato nuk shkaktuan asnjë të plagosur amerikan, por i reduktuan strukturat, aeroplanët dhe banesat e ushtarëve në "rrënoja të djegura". Ato raketa ranë vetëm disa metra larg objektivave. Në pesë vjet iranianët kanë ndërtuar një platformë raketash balistike me performancë të lartë". Nuk duhet të jeni një vëzhgues shumë i apasionuar për të kuptuar atë që komandanti i përgjithshëm i CentCom, autor i pohimit historik "Dronët e rezistencës më të fortë se Forcat Ajrore të SHBA-së" synon të sugjerojë. Ai në mënyrë të dukshme përpiqet të dërgojë në takimin e negociatorëve evropianë në Vjenë mesazhin, i cili është si vijon: Një bombë bërthamore qoftë edhe iraniane nuk do të konceptohej kurrë për t'u hedhur, por për të parandaluar. Ky nuk është rasti me raketat balistike me precizion shumë të lartë që Irani prodhon dhe ruan me mijëra dhe u mëson njohuritë aleatëve të tij, të cilët gjithashtu ndjekin shembullin, edhe nëse kjo do të thotë ta kthejë Lindjen e Mesme në një vullkan balistik, ideja e të cilit e sëmur gjeneralin McKenzie. Sepse janë të njëjtat raketa që në vetëm dy vjet kanë arritur të vendosin një ekuilibër fuqie anti-amerikane, që Rusia dhe Kina do ta kishin zili, dhe që drejtohet kundër trupave amerikane të pakësuara në Irak, të kërcënuara në Siri, duke ikur nga Gjiri Presik drejt Jordanisë. Ata e kujtojnë mirë 20 tetorin 2021, tronditjet e tmerrshme sizmike të goditjeve me raketa dhe dronë të Rezistencës, që goditën aq fortë al-Tanfin.