Fotografi i Associated Press rrihet nga policia izraelite
(last modified Sat, 18 Dec 2021 08:03:52 GMT )
Dhjetor 18, 2021 09:03 Europe/Tirane
  • Fotografi i Associated Press rrihet nga policia izraelite

Policia izraelite rrahu një fotograf të Associated Press ndërsa ai po mbulonte një demonstratë palestineze në lagjen Sheikh Jarrah të Kodsit të pushtuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, “Mahmoud Ilian”, fotografi i kësaj agjencie amerikane të lajmeve, është dërguar në spital pasi është rrahur nga policia e regjimit sionist. Associated Press në një deklaratë që dënonte sulmin e policisë izraelite ndaj Mahmoud Ilian tha se ishte e indinjuar nga dhuna e policisë izraelite kundër një prej punonjësve të saj. Sipas pamjeve të hapësirës kibernetike, “Mahmoud Ilian” ishte duke filmuar skenën e sulmit të policisë izraelite ndaj disa gazetarëve në kohën kur ai u rrah. "Shoqata e Mediave të Huaja, e cila përfaqëson 400 gazetarë që punojnë për median ndërkombëtare me bazë në Palestinën e pushtuar, tha se ngjarja e së premtes ishte vetëm një nga disa qindra sulme të policisë izraelite ndaj gazetarëve."  Forcat izraelite deri më tani kanë arrestuar, plagosur ose martirizuar qindra gazetarë.

Tags