Dy autokolona ushtarake të Amerikës sulmohen në Irak
Dy autokolona të logjistikës ushtarake të Amerikës janë sulmuar në Bagdad me anë të bombave skaj rrugës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se burimet informative irakiane kanë shkruar se dy autokolona të logjistikës ushtarake të Amerikës janë sulmuar me anë të bombave skaj rruge në rajonet Al-Samava (qendër e provincës Al-Muthena" dhe Al-Jusefije (Bagdad). Këto dy sulme janë kryer sot në mëngjes brenda më pak se dy orëve.
Sulmet kundër autokolonave logjistike ushtarake të Amerikës me anë të shpërthimit të bombave skaj rruge janë shtuar gjithnjë e më shumë kohëve të fundit dhe po shkaktojnë dëme materiale të konsiderueshme për ushtrinë amerikane.
Deri më tani nuk janë publikuar detaje në lidhje me këto dy sulme dhe nuk është raportuar akoma për dëmet e mundshme, ndërkohë që asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këto dy sulme.