Sulmohet autokolona e dytë amerikane në Irak
Burimet irakiane të informimit njoftuan se autokolona e dytë e ushtrisë amerikane që transportonte pajisje logjistike ushtarake, është sulmuar brenda disa orëve në qendër të Irakut.
Kanali informativ në rrjetin Telegram "Sabirin News" njoftoi se sot (të martën) në mëngjes për herë të dytë është sulmuar një autokolonë ushtarake e Amerikës në Jusefije në provincën e Bagdadit në qendër të Irakut.
Sipas këtij burimi, ky sulm është kryer në dy faza, në atë mënyrë që operacioni i parë është kryer në 7:30 të mëngjesit në rajonin Hur Raxhab ndërsa operacioni i dytë u krye rreth orës 7:40 në rajonin Al-Advanije në jug të Bagdadit.
Sipas "Sabirin News", një grup i panjohur por i quajtur me emrin "Ulul-Azm" ka marrë përsipër përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.
Ky sulm është kryer në rrethanat kur burimet irakiane sot kanë njoftuar për një sulm kundër një autokolone ushtarake tjetër të Amerikës në provincën Al-Samave që ka ndodhur në orët e para pas mesnatës.