16 persona vdiqën në Liban për shkak të kolerës
Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi vdekjen e 16 personave nga kolera.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRIB, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se deri më tani 16 persona kanë vdekur nga kolera në Liban dhe 371 persona janë infektuar me këtë sëmundje. Sipas këtij raporti, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se numri i të sëmurëve nga kolera në botë është rritur në mënyrë të paprecedentë. Që nga fillimi i këtij viti, 29 shtete kanë raportuar përhapjen e kësaj sëmundjeje. Çdo vit, nga 1.3 deri në 4 milionë njerëz në botë infektohen nga kjo sëmundje, e cila çon në vdekjen e më shumë se 21 mijë e 143 personave. Programi i vaksinimit kundër kolerës është ndërprerë për shkak të mungesës së vaksinës në botë.