Nasrallah: Irani edhe një herë fitoi mbi komplotin amerikano-izraelit
Në lidhje me trazirat e fundit në Iran dhe dështimin e planit të armikut, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit theksoi se Republika Islamike e Iranit fitoi edhe një herë ndaj konspiracionit amerikano-izraelit dhe fuqia e këtij vendi do të rritet.
Sejid Hasan Nasrallah të premten në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Dëshmorit të Rezistencës Islame, tha: "Dita e Dëshmorit është dita e të gjithë dëshmorëve. Dëshmorët në Bahrein, Iran, Palestinë dhe rajone të tjera janë dëshmorët tanë, familjet e dëshmorëve janë ata që i inkurajuan fëmijët e tyre për të rënë dëshmorë dhe armiku sionist arriti në këtë fazë disfate falë gjakut të dëshmorëve tanë". Në lidhje me zgjedhjet e fundit parlamentare në regjimin sionist, Nasrallah sqaroi: "Nuk ka asnjë dallim mes Netanyahut dhe të tjerëve dhe ata janë të gjithë kriminelë. Për ne nuk ka rëndësi nëse vjen Netanjahu apo jo. Ardhja e Netanjahut vetëm sa do të rrisë ndarjen dhe përçarjen brenda regjimit sionist dhe ardhja në pushtet e idiotëve në Izrael do të përshpejtojë rënien e tij". Nasrallah për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit detar mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar, tha: "Garancitë e Amerikës në mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje nuk mund të besohen. Ne mbështetemi te forca e Libanit, e cila është garancia e vërtetë dhe nuk mund të mbështetemi në asnjë element përveç forcës së rezistencës për të ruajtur marrëveshjen e demarkacionit të kufirit detar". Duke iu referuar trazirave të fundit në Iran dhe dështimit të armiqve për të arritur qëllimet e tyre, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit tha: "Irani ka fituar edhe një herë mbi komplotin amerikano-izraelit dhe fuqia e këtij vendi do të rritet".