Pushtuesit e Kodsit në prag të kolapsit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se mesazhi i pjesëmarrjes në marshin e Ditës së Kodsit është shpallja e solidaritetit të Umetit Islamik dhe e faktit se përpjekja për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet regjimit sionist dhe qeverive të rajonit nuk është dhe nuk do të jetë i dobishëm për vendosjen e sigurisë.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi, të premten, në marshin e Ditës së Kodsit në Teheran, këtë marshim e konsideroi simbol të solidaritetit dhe unitetit të Umetit Islamik dhe tha: “Çlirimi i Kodsit të Shenjtëve, është shumë afër”. Këtë vit, marshi i Ditës së Kodsit u mbajt në solidaritet me popullin palestinez në një situatë ku pushtuesit sionist po përjetojnë një nga kohërat e tyre më kritike, për shkak të përshkallëzimit të krizave të brendshme, rritjes së forcës dhe stabilizimit të pozitës së forcave të rezistencës, si dhe nga përhapja e luftës palestineze në Bregun Perëndimor. Këto kushte kanë krijuar një situatë tepër të rënduar për regjimin sionist që sipas disa vëzhguesve, ajo madje e ka vënë këtë regjim në prag të kolapsit. Në muajt e fundit, burimet hebraike të lajmeve gjithashtu kanë paralajmëruar për rënien e regjimit sionist si pasojë e faktorëve të ndryshëm të brendshëm apo të jashtëm. Për shembull, gazeta Maariv citoi burime ushtarake dhe shkruante: Situata në Izrael është e tmerrshme dhe fakti që vullkani nuk po shpërthen nuk do të thotë se lava brenda tij nuk po zien. Pika e rëndësishme për situatën aktuale të regjimit sionist është se përveç intensifikimit të rezistencës palestineze, e cila është shtrirë edhe në Bregun Perëndimor, dallimet e brendshme dhe përçarjet në shoqërinë sioniste dhe tek autoritetet politike të këtij regjimi, po zgjerohen çdo ditë dhe politikat e kabinetit të Beniamin Netanjahut, veçanërisht në fushën e reformave për gjyqësorin, i ka bërë edhe më të dukshme këto boshllëqe. Ndër pasojat e krizës aktuale në tokat e pushtuara është çështja e emigrimit të ndërsjellë të sionistëve. Në fakt, kriza aktuale ka bërë që një pjesë e madhe e sionistëve që jetojnë në këto troje të mendojnë për emigrimin dhe kthimin në atdheun e tyre origjinal. Në këtë drejtim, instituti amerikan IATI, në bashkëpunim me një kompani sioniste, publikoi rezultatet e një sondazhi të ri në bazë të të cilit u zbulua se 90% e sipërmarrësve dhe menaxherëve ekzekutivë në sektorin e teknologjisë së re të regjimit sionist po përpiqen të transferojnë aktivitetet e tyre jashtë territoreve të okupuara për shkak të kushteve mbizotëruese në këto territore. Natyrisht, në një situatë të tillë, regjimi sionist, ashtu si në të kaluarën, duke projektuar skena devijuese dhe duke shtrembëruar vëmendjen e opinionit publik përpiqet të fshehë deri diku perimetrin e problemeve të tij të brendshme. Sulmet e fundit në zonat palestineze dhe vendet e shenjta myslimane, si dhe sulmet ajrore në territorin sirian, janë disa nga veprimet që regjimi sionist përdor si një mënyrë për të mbuluar krizat e tij të brendshme. Pavarësisht kësaj, krizat aktuale të regjimit sionist janë të atilla që tregojnë se sulme të këtilla nuk do të sjellin stabilitet në territoret e pushtuara, sepse krahas intensifikimit të krizave të brendshme, zhvillimet rajonale po ecin në drejtim të kundërt të dëshirës së këtij regjimi; Ulja e ndikimit amerikan në rajon si aleati kryesor i regjimit sionist dhe rritja e konvergjencës mes vendeve islamike dhe mosgatishmëria për të vendosur marrëdhënie me këtë regjim, janë ndër zhvillimet që e kanë vështirësuar situatën për pushtuesit e Kodsit. Prandaj, këtë vit, Dita Botërore e Kodsit u mbajt në Iranin Islamik dhe në qytetet dhe vendet e botës, në kohën kur forcat e rezistencës në Palestinë dhe vendet islamike janë edhe më të forta dhe më të bashkuara se në të kaluarën dhe regjimi sionist po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Edhe presidenti i Republikës Islamike të Iranit e ka cilësuar shumë afër shkatërrimin e regjimit sionist dhe ka thënë: Ky marshim në mbarë botën islame tregon se shkatërrimi i regjimit sionist dhe çlirimi i Kodsit janë shumë afër; Më afër se sa mund ta imagjinoni."