Vriten 5 terroristë të ISIS në veri të Irakut
Në përputhje me planin e qeverisë irakiane për të zhdukur organizatën terroriste ISIS, 5 terroristë të ISIS u vranë në një sulm ajror të forcave anti-terror të Irakut.
Shërbimi Kundër Terrorizmit i Irakut në një deklaratë njoftoi se 5 elementë terroristë të ISIS u vranë në një sulm ajror nga forcat irakiane në provincën Kirkuk. Ky sulm është kryer me urdhër të Mohammed Shia al-Sudani, Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut. Abdulvahab Al-Saadi, kreu i Shërbimit kundër terrorizmit në Irak, e ka mbikëqyrur personalisht këtë operacion ajror, i cili është kryer në qytetin Al-Debs të provincës Kirkuk. Në mes të majit, forcat irakiane njoftuan se 6 elementë të ISIS-it u vranë në një sulm ajror nga forcat irakiane në provincën Kirkuk.