Dijetarët myslimanë mbështesin rezistencën kundër Izraelit
(last modified Wed, 12 Jul 2023 09:31:29 GMT )
Korrik 12, 2023 11:31 Europe/Tirane
  • Dijetarët myslimanë mbështesin rezistencën kundër Izraelit

Asambleja e Dijetarëve Myslimanë në Liban mbajti një takim me praninë e studiuesve dhe përfaqësuesve të partive libaneze dhe palestineze me rastin e fitores së rezistencës së Jeninit kundër regjimit izraelit.

Forcat sioniste së fundmi sulmuan kampin Jenin në veri të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, por në këtë kamp u përballën me rezistencën dhe luftën e armatosur të të rinjve palestinezë dhe më në fund ata u detyruan të tërhiqen nga kampi Jenin pa arritjen e ndonjë rezultati. Ismail Hanieh ka thënë: Regjimi sionist iku i turpëruar nga Jenini. Sipas agjencisë së lajmeve Iranpress, mbledhja e Asamblesë së Dijetarëve Myslimanë në Liban u mbajt të martën në periferi të Bejrutit, kryeqyteti i këtij vendi. Dijetarët islamikë dhe personalitetet libaneze e palestineze në këtë takim theksuan se rezistenca është opsioni i parë për çlirimin e tokës dhe vendeve të shenjta të Palestinës. Sheikh Ghazi Hanini, kreu i Këshillit të të Besuarve të Asamblesë së Dijetarëve Myslimanë në Liban, mbështeti rezistencën e Jeninit kundër sionistëve dhe tha se Izraeli duhet të tërhiqet nga qyteti kufitar libanez Al-Ghajar dhe se libanezët nuk e harrojnë tokën e tyre. Hassan Habballah, kreu i marrëdhënieve palestineze në Hezbollahun e Libanit, në takimin e Asamblesë së Dijetarëve Myslimanë në Liban tha se formimi i një rezistence të re në Bregun Perëndimor të lumit Jordan do të çojë në fundin e pushtimit të kësaj zone nga regjimi  i Izraelit. Kreu i marrëdhënieve palestineze në Hezbollahun e Libanit gjithashtu vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për rezistencën e armatosur në Bregun Perëndimor dhe tha se Ajetullah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, mbështet rezistencën e armatosur palestineze kundër pushtuesve. Ahmad al-Mudalal, një anëtar i zyrës politike të Lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, gjithashtu në takimin e Asamblesë së Dijetarëve Myslimanë në Liban tha se përpjekjet e Iranit që nga koha e Imam Khomeinit (RA) e deri te Ajetullah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në mbështetje të kauzës dhe rezistencës së Palestinës janë të lavdërueshme. Sheikh Hasan al-Masri, deputeti i zyrës politike të Lëvizjes Amal në Liban, në një intervistë me një gazetar të Iranpress gjithashtu mbështeti rezistencën e Libanit dhe të Palestinës kundër regjimit sionist.

Tags