Shkon në 7703 numri i civilëve të vrarë palestinezë
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës sot ka deklaruar se numri i civilëve palestinezë të vrarë nga agresioni barbar izraelit ka shkuar në 7703 persona që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa më 7 tetor. Deri më tani si pasojë e bombardimeve të egra dhe pa ndërprerë të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, 70% e personave të vrarë janë gra, fëmijë dhe persona të moshuar.
Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar burimet palestineze, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Palestinës deklaroi se 3595 nga civilët e vrarë janë fëmijë dhe se regjimi sionist ka kryer 825 vrasje masive që nga fillimi i agresionit të tij ushtarak kundër Rripit të Gazës.
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës shtoi: "Ushtria sioniste ka vrarë dhe ka plagosur një numër qytetarësh palestinezë në 53 vrasje masive vetëm dje (e premte)".
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi edhe për rritjen e numrit të personave të plagosur dhe deklaroi: "19734 persona civilë janë plagosur deri më tani si pasojë e bombardimeve të forta në Rripin e Gazës nga bombarduesit e regjimit sionist dhe një numër i madh i njerëzve janë ende nën rrënoja".
Ndërkohë ministrja palestinez e shëndetësisë May Al-Kila sot (e shtunë, 28 tetor), në lidhje me sulmet në shkallë të gjerë të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës mbrëmë deklaroi: "Mbrëmë, ne ishim dëshmitarë të bombardimeve më të ashpra kundër Rripit të Gazës. Izraeli nuk lejon të plagosurit dhe të sëmurët të largohen nga Rripi i Gazës ose ekipet mjekësore vullnetare të hyjnë në këtë zonë".
Al-Kila shtoi: "7703 civilë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës deri më tani, 70% prej tyre janë gra, fëmijë dhe të moshuar, dhe 19,734 njerëz janë plagosur, dhe mijëra njerëz janë ende nën rrënoja".
Ministrja palestineze e shëndetësisë theksoi se situata e rëndë humanitare në Rripin e Gazës nuk mund të përshkruhet. Izraeli sulmon dhe godet edhe personelin mjekësor, qendrat mjekësore dhe ambulancat, dhe duke ndërprerë linjat e energjisë elektrike dhe komunikimet, Izraeli kërkon të kryejë më shumë krime larg syve të botës. Çdo ditë, okupatori izraelit shkatërron çdo shpresë për të shpëtuar të plagosurit dhe të zhvendosurit me sulmet e tij të neveritshme kundër Rripit të Gazës.