Gjenocid i hapur ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës
Kompleksi spitalor Al-Shifa, qendra më e madhe mjekësore në Rripin e Gazës, po përballet me një numër të madh të civilëve të vrarë dhe të plagosur nga sulmet barbare të regjimit pushtues sionist në zonat e banuara të Rripit të Gazës.
Agjencia e lajmeve Iranpress njoftoi se përveç plotësimit të kapaciteteve të spitalit al-Shifa në Gaza, zona e kësaj qendre mjekësore po ofron shërbime edhe për familjet e pikëlluara palestineze që humbën familjarët e tyre gjatë agresionit ushtarak barbar të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe janë duke kërkuar të identifikojnë dëshmorët e tyre duke ngritur një tendë.
Sasia e madhe e trupave të pajetë të civilëve të vrarë palestinezë në spitalin Al-Shifa në Gaza është pjesë e krimit masiv të regjimit sionist dhe është shenjë e gjenocidit të qartë ndaj palestinezëve nën hijen e heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare.
Sulmet barbare dhe të egra të regjimit sionist në zonat e banuara të Rripit të Gazës kanë hyrë në javën e katërt radhazi dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës deri më tani janë vrarë më shumë se tetë mijë palestinezë, rreth gjysma e të cilëve janë fëmijë palestinezë.