Rezistenca e Palestinës sulmon me raketa Tel Avivin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150576-rezistenca_e_palestinës_sulmon_me_raketa_tel_avivin
Luftëtarët e rezistencës palestineze sulmuan edhe një herë qytetin e Tel Avivit me raketat e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2023 12:54 Europe/Tirane
  • Rezistenca e Palestinës sulmon me raketa Tel Avivin

Luftëtarët e rezistencës palestineze sulmuan edhe një herë qytetin e Tel Avivit me raketat e tyre.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit kurse regjimit sionist, me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë humbjen e tij dhe të ndalojë operacionet e rezistencës, ka filluar bombardimet barbare kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Kanali informativ Al-Manar, duke cituar mediat palestineze, njoftoi se luftëtarët e brigadave "Saraja Al-Kuds", dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, kanë sulmuar me raketa qytetet Tel Aviv, Askelon dhe Ashdud këtë pasdite (të dielën). .

Në këtë raport thuhet, në të njëjtën kohë me këtë sulm, në territoret e pushtuara janë ngritur sirenat e alarmit.

Më herët, rezistenca palestineze sulmoi dy herë me raketa pozicionet ushtarake dhe kolonitë sioniste rreth Rripit të Gazës.

Luftëtarët palestinezë kanë vënë në shënjestër edhe pozicionin ushtarak të ushtrisë së regjimit sionist në koloninë sioniste "Misghaf Am" me predha dhe raketa të ndryshme.

Edhe zëdhënësi i ushtrisë pushtuese sioniste e pranoi sulmin dhe tha se në shënjestër ishte një pikë ushtarake vëzhgimi e këtij regjimi.