Hamas: Operacionet tokësore të Izraelit tanimë kanë filluar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150684-hamas_operacionet_tokësore_të_izraelit_tanimë_kanë_filluar
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi: "Kemi shumë surpriza për armikun dhe Brigadat Al-Kasam janë në gatishmëri të plotë".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2023 12:45 Europe/Tirane
  • Hamas: Operacionet tokësore të Izraelit tanimë kanë filluar

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi: "Kemi shumë surpriza për armikun dhe Brigadat Al-Kasam janë në gatishmëri të plotë".

Agjencia e lajmeve Sama njoftoi se Hazem Kasem, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, të martën deklaroi se forcat ushtarake sioniste hynë me tanket e tyre në zona ku nuk ka asgjë. Ky regjim ka nisur lëvizjet tokësore dhe praktikisht ka nisur një operacion tokësor, por regjimi pushtues sionist nuk dëshiron ta bëjë publike një gjë të tillë për disa konsiderata të veçanta.

Hazem Kasem shtoi se regjimi sionist po hyn në disa akse dhe zona bujqësore dhe zona që ishin të banuara para bombardimeve. Ky regjim po hyn në zona më pak të rëndësishme dhe të bombarduara dhe nuk ka asnjë arritje ushtarake në to".

Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e lëvizjes Hamas, publikuan sot imazhe të betejës së tyre me ushtarët e ushtrisë pushtuese sioniste që sulmuan në perëndim të rajonit Erez të dielën.

Brigadat Al-Kasam shënjestruan dhe shkatërruan një tank izraelit që sulmoi pjesën lindore të lagjes Al-Zaitun të Gazës pasditen e sotme me një raketë "El-Jasin 105".

Forcat e rezistencës palestineze gjithashtu i zunë pritën një njësie ushtarake të regjimit sionist në zonën Bejt Hanoun, ku vranë dhe plagosën disa ushtarë sionistë dhe shkatërruan një automjet ushtarak dhe një buldozer.