Luftëtarët e rezistencës palestineze sulmojnë ushtarët sionistë në kufirin e Gazës
Forcat e Brigadave Al-Kasam kanë sulmuar njësinë e këmbësorisë së ushtrisë pushtuese sioniste në kufirin e Rripit të Gazës.
Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion befasues të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit pushtues të Kudsit. Regjimi pushtues izraelit me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë humbjen gjatë operacioneve të rezistencës palestineze, mbylli të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe ka filluar bombardimin e zonave rezidenciale civile dhe qendrave mjekësore të këtij rajoni.
Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar burime palestineze, njoftoi se forcat e Brigadave Al-Kasam, degë ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) kanë sulmuar një njësi këmbësorie të ushtrisë pushtuese sioniste pranë kalimit "Karam Abu Salem" në kufirin e Rripit të Gazës me predha të ndryshme duke i shkaktuar dëme të mëdha ushtrisë sioniste.
Në këtë raport thuhet se në të njëjtën kohë janë ngritur sirenat e rrezikut në qendrën ushtarake të ushtrisë së regjimit sionist “Eriz” rreth Rripit të Gazës.

Brigadat Al-Kasam u përleshën me forcat sioniste në akset jugore dhe veriperëndimore të Rripit të Gazës mëngjesin e sotëm dhe shënjestruan pajisjet e tyre të blinduara.
Tanket e regjimit sionist deri më tani kanë tentuar disa herë të hyjnë në Gaza me ushtarët e këtij regjimi, por u zunë në pritë nga luftëtarët e rezistencës palestineze dhe u detyruan të tërhiqen për shkak të viktimave.
Në ditën e 25-të të operacionit "Stuhia Al-Aksa", ushtria sioniste në statistikat e saj të fundit pranoi se 349 ushtarë të këtij regjimi janë vrarë që nga fillimi i betejës së rezistencës palestineze. Kjo ndërkohë që disa burime kanë vlerësuar se numri i viktimave të ushtrisë sioniste është shumë më i lartë se ky numër.