Netanjahu: Lufta e Gazës ka hyrë në fazën e tretë
Kryeministri i regjimit sionist njoftoi hyrjen e luftës së Gazës në fazën e tretë dhe zgjerimin e pushtimit tokësor në këtë rajon.
Faqja informative "Middle East News" ka shkruar se zyra e kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu njoftoi në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X se "jemi në mes të një lufte dhe kemi vendosur një qëllim të qartë për veten tonë, që është shkatërrimi i ushtrisë dhe pushteti administrativ i Hamasit". Ai pohoi se këtë qëllim do ta arrijmë në mënyrë sistematike.
Netanjahu deklaroi: "Faza e parë ka përfunduar dhe faza e dytë vazhdon me bombardimet ajrore dhe tani ka ardhur koha për të hyrë në fazën e tretë përmes zgjerimit të sulmit tokësor në Rripin e Gazës".
Pretendimi i Netanjahut është se deri më tani tanket e regjimit sionist kanë tentuar disa herë të hyjnë në Gaza, por ata janë zënë në pritë nga luftëtarët e rezistencës palestineze dhe janë detyruar të tërhiqen për shkak të viktimave.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, Hazem Kasem, deklaroi se operacioni tokësor i regjimit sionist në fakt ka filluar, por ky regjim nuk dëshiron ta bëjë publike një gjë të tillë për arsyet e veta dhe theksoi se rezistenca palestineze ka shumë surpriza për armikun.
Brigadat Al-Kasam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas, njoftuan mëngjesin e sotëm (e martë) se forcat e rezistencës palestineze kanë sulmuar një njësi këmbësorie të ushtrisë së regjimit pushtues sionist pranë vendkalimit Karam Abu Salem në kufirin e Rripit të Gazës me predha të ndryshme dhe u kanë shkaktuar dëme.
Në ditën e 25-të të luftës kundër Rripit të Gazës dhe si pasojë e bombardimeve të pandërprera të zonave të banuara me civilë dhe qendrave mjekësore të këtij rajoni nga regjimi sionist, janë vrarë më shumë se 8500 civilë palestinezë dhe mbi 20000 të tjerë janë plagosur dhe rreth 2000 njerëz janë ende nën rrënoja.
Humbjet e sionistëve në operacionin e stuhisë Al-Aksa ishin më shumë se 1500 persona, përfshirë 349 ushtarakë dhe më shumë se 230 sionistë u kapën nga luftëtarët e rezistencës.