Jabalia: Martirizohen 19 palestinezë
Regjimi sionist mëngjesin e së enjtes martirizoi 19 palestinezë në sulmet ajrore në zonën Jabalia, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shahab, regjimi sionist shënjestroi zonën Tel Al-Haëa në perëndim të Gazës, si dhe Beit Lahia, Al-Karamah dhe terrenet e spitaleve indoneziane dhe Al-Shafa në këtë rajon. Sipas këtij raporti, kampet e al-Shvata dhe lagjet e al-Nasr dhe Sheikh Rizvan gjithashtu kanë qenë nën zjarrin e ushtrisë sioniste dhe përleshje të ashpra ka pasur në veriperëndim të Gazës. Zyrtarët shëndetësorë në Gaza njoftuan se i vetmi spital që ofron trajtim të kancerit në zonë është mbyllur për shkak të mungesës së karburantit. Bllokada e Rripit të Gazës nga regjimi sionist ka shkaktuar mungesë karburanti dhe energjie, si dhe akses të kufizuar në ujë dhe ushqim. Në Rripin e Gazës, spitalet janë plot me të lënduar, por mjekët nuk kanë ilaçet dhe pajisjet e nevojshme mjekësore për të trajtuar të plagosurit. Në këtë drejtim, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi mbylljen e gjeneratorit kryesor të spitalit indonezian dhe paralajmëroi për rreziqet me të cilat përballen pacientët në këtë spital. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës në statistikat e saj të fundit njoftoi se numri i martirëve në Gaza është rritur në 8796 që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës më 7 tetor.