Shkatërrimi i tankut izraelit nga rezistenca palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150786-shkatërrimi_i_tankut_izraelit_nga_rezistenca_palestineze
Brigadat Al-Kasam të rezistencës palestineze njoftuan se kanë vënë në shënjestër dhe kanë shkatërruar një tjetër tank të regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2023 13:54 Europe/Tirane
  • Shkatërrimi i tankut izraelit nga rezistenca palestineze

Brigadat Al-Kasam të rezistencës palestineze njoftuan se kanë vënë në shënjestër dhe kanë shkatërruar një tjetër tank të regjimit sionist.

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) njoftuan në një deklaratë sot, të enjten, se forcat e këtyre brigadave shënjestruan dhe shkatërruan një tank sionist me ushtarë sionistë që qëndronin pranë tij në zonën Xhahar al-Dik me një raketë Jasin 105.

Brigadat Al-Kasam njoftuan gjithashtu se forcat e tyre shënjestruan një automjet tjetër luftarak izraelit në aksin veriperëndimor të Rripit të Gazës me një raketë Jasin 105.

Në këtë deklaratë, Brigadat Al-Kasam përmendën edhe shënjestrimin e buldozerëve ushtarakë sionistë në veriperëndim të Rripit të Gazës.

Kjo është në kohën kur po vijojnë luftime të ashpra mes ushtarëve të regjimit pushtues sionist që kanë depërtuar nga dy akset jugperëndimore dhe juglindore të Rripit të Gazës dhe luftëtarëve të rezistencës palestineze.

Në të njëjtën kohë, janë ngritur sirenat e alarmit në kolonitë sioniste rreth Rripit të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi në ditën e 27-të të operacionit Stuhia Al-Aksa kundër regjimit sionist dhe sulmeve të vazhdueshme të këtij regjimi kundër popullatës civile të Rripit të Gazës, se numri i civilëve të vrarë gjatë kësaj lufte deri më tani ka arritur në 9065 persona, duke përfshirë 3.760 fëmijë dhe 2.326 gra, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 32.000. Gjithashtu, 2060 persona janë shpallur të zhdukur nën rrënoja dhe 1150 prej tyre janë fëmijë.