Luftanijet izraelite sulmojnë zonat bregdetare të Rripit të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150788-luftanijet_izraelite_sulmojnë_zonat_bregdetare_të_rripit_të_gazës
Anijet luftarake të regjimit sionist kanë vënë nën zjarrin e tyre zonat bregdetare të Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2023 14:03 Europe/Tirane
  • Luftanijet izraelite sulmojnë zonat bregdetare të Rripit të Gazës

Anijet luftarake të regjimit sionist kanë vënë nën zjarrin e tyre zonat bregdetare të Rripit të Gazës.

Kanali informativ Al-Masira, duke cituar burime palestineze, njoftoi se si pasojë e sulmeve të anijeve luftarake të regjimit pushtues sionist në sheshin e shkollës Abu Asi në lagjen al-Shati në Rripin e Gazës, janë vrarë 5 civilë palestinezë dhe disa të tjerë janë plagosur.

Gazetari i kanalit informativ Al-Mayadin raportoi gjithashtu për vrasjen e një numri të civilëve palestinezë si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit pushtues sionist në një ndërtesë banimi në zonën Tel El-Havi.

Sipas këtij raporti, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar ashpër edhe në zonat e Al-Zejtun, Al-Shaxhaija, Al-Ridvan dhe Al-Shati dhe një numër civilë palestinezë kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në lagjet Al- Zejtun, Al-Karama dhe në kampin Al-Shati.

Brigadat Al-Kasam, degë ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, të shtunën më 7 tetor të vitit 2023, në kundërpërgjigje të krimeve të vazhdueshme të regjimit pushtues sionist kundër popullit të Palestinës dhe përdhosjes së Xhamisë Al-Aksa, sulmeve të kolonëve sionist me mbështetjen e forcave ushtarake izraelite dhe në reagim të pushtimit për më shumë se 70 vjeçar të Palestinës, filluan një operacion paraprak me emrin "Stuhia Al-Aksa" kundër pozicioneve izraelite në territoret e pushtuara. Në anën tjetër, forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist menjëherë filluan bombardimet e gjera kundër popullatës civile të Rripit të Gazës duke vrarë më shumë 9000 persona dhe plagosur me mijëra të tjerë.