Regjimi sionist bombardoi spitalin “Al-Shifa” të Gazës
Mediat palestineze njoftuan se avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar mbrëmjen e sotme (të premte) portën hyrëse të spitalit Al-Shifa në Gaza, ku lanë të vrarë të paktën 60 civilë palestinezë dhe shumë të tjerë të plagosur.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se drejtori i këtij spitali, Muhamed Abu Salmiya, tha: "Në këtë bombardim është vrarë edhe një numër i stafit mjekësor dhe punëtorëve të ekipeve të emergjencës".
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza njoftoi të premten: "Numri i civilëve të vrarë nga agresioni ushtarak i regjimit sionist kundër Rripit të Gazës ka arritur në 9227 persona".
“Ashraf al-Qadara”, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, tha: "3826 prej dëshmorëve janë fëmijë dhe 2405 janë gra. Numri i të plagosurve ka shkuar mbi 30.000
Sipas këtij raporti, 2100 banorë të Gazës, përfshirë 1200 fëmijë, janë ende nën rrënoja.