Al-Kasam: Ne kemi kryer një sulm të befasishëm kundër armikut
Brigadat Al-Kasam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas, njoftuan në një deklaratë se kanë kryer një sulm të befasishëm kundër forcave sioniste në zonën Bejt Lahia, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës.
Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion befasues të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit pushtues sionist ndërsa regjimi sionist me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë humbjen e tij dhe të ndalojë operacionet e rezistencës, ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe po bombardon pandërprerë zonat civile dhe qendrat mjekësore të këtij rajoni.
Ndërsa krimet e shumta dhe të vazhdueshme të regjimit sionist kundër popullit të shtypur dhe të pambrojtur të Palestinës në Rripin e Gazës kanë hyrë në ditën e 28-të, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se numri i dëshmorëve në 28 ditët e agresionit të regjimit sionist në këtë rajon është rritur në më shumë se 9 mijë persona.
Sipas faqes së internetit kanali informativ Al Jazeera, Brigadat Al-Kasam njoftuan sot në një deklaratë se forcat e këtyre brigadave befasuan një grup ushtarësh sionistë në zonën Bejt Lahia, që ndodhet në veri të Rripit të Gazës, dhe vranë katër ushtarë sionistë.
Brigadat Al-Kasam gjithashtu kanë thënë se forcat e këtyre brigadave kanë shënjestruar dhe shkatërruan një tank Markava të ushtrisë sioniste me katër raketa kundër mjeteve të blinduara "Jasin 105".
Dega ushtarake e lëvizjes Hamas theksoi se forcat e Brigadave Al-Kasem shënjestruan 3 automjete të tjera ushtarake të regjimit sionist në veriperëndim të Gazës me raketa "Jasin 105".
Ushtria izraelite konfirmoi vrasjen e 4 ushtarëve dhe plagosjen e 2 oficerëve të tjerë gjatë luftimeve herët në mëngjes me forcat e rezistencës palestineze në veri të Rripit të Gazës.
Sipas këtij raporti, numri i të forcave të vrara të ushtrisë sioniste që nga fillimi i sulmit tokësor në Gaza ka arritur në 24 persona. Në mesin e të vrarëve është edhe komandanti i brigadës së automjeteve blinduar dhe 4 oficerë të lartë izraelitë.