Pasojat ekonomike të luftës së Gazës për regjimin sionist
(last modified Sat, 18 Nov 2023 18:08:23 GMT )
Nëntor 18, 2023 19:08 Europe/Tirane
  • Pasojat ekonomike të luftës së Gazës për regjimin sionist

Operacioni i stuhisë Al-Aksa më 7 tetor shënoi një disfatë historike dhe të paprecedentë për regjimin sionist, e cila është shtuar me vazhdimin e krimeve të regjimit sionist.

Sipas raportimeve dhe të dhënave të mediave, operacioni i stuhisë Al-Aksa i shkaktoi humbje të mëdha dhe të paprecedentë financiare regjimit sionist. Këto dëme mund të analizohen në dy pjesë: Dëme direkte dhe indirekte. Dëmet e drejtpërdrejta lidhen me kostot e kësaj lufte për regjimin sionist dhe dëmet indirekte janë dëmet që u janë shkaktuar kompanive dhe infrastrukturave të regjimit sionist për shkak të prekjes së tyre nga kjo luftë, të cilat arrijnë në miliarda dollarë. Në një raport, kanali Telegram i bazës palestineze "Al-Rasalah" publikoi statistika të dëmeve ekonomike të shkaktuara për regjimin pushtues sionist nga fillimi i operacionit të stuhisë Al-Aksa deri në ditën e 17-të të luftës, të cilat direkt dhe indirekt kanë arritur në 100 miliardë dollarë. Sipas këtij raporti, vlera e shekelit (monedha e regjimit sionist) është ulur me 5.7%. Dëmet direkte në infrastrukturë janë 4 miliardë dollarë. Dëmi i sektorit të turizmit është 3.5 miliardë dollarë, 10% e bursës së Tel Avivit ka rënë, pra vlera saj kap rreth 29 miliardë dollarë dëme. Ndalimi i prodhimit të gazit gjithashtu shkaktoi një humbje prej 6 miliardë dollarësh. Ndalimi i aktiviteteve në portin e Ashkelonit shkaktoi një dëm prej 24 miliardë dollarësh. Shërbimet janë ulur me 10%. Kostoja e drejtpërdrejtë e operacioneve ushtarake ka arritur në 7 miliardë dollarë. Përveç kësaj, regjimi sionist ka thirrur 360,000 nga 400,000 forcat rezervë për luftë, gjë që kërkon një kosto të madhe për punësimin dhe organizimin e këtij numri të madh forcash. Nga ana tjetër, largimi i kësaj fuqie punëtore nga fabrikat dhe qendrat profesionale e arsimore, shkakton të tjera goditje të tërthorta ekonomisë së këtij regjimi. Rreth 8% e fuqisë punëtore është thirrur për shërbim urgjent ushtarak dhe kjo çështje ka bërë që Izraeli të përballet me mungesë të fuqisë punëtore. Sipas raportimeve të disponueshme, porti i Haifës gjithashtu është pothuajse i mbyllur dhe aty nuk hyn asnjë anije e huaj. Gjithashtu, regjimi sionist ka evakuuar rreth 250,000 kolonë nga vendbanimet veriore në kufirin e Libanit dhe i ka zhvendosur në jug të Eilat. Ai gjithashtu ka evakuuar 55 vendbanime në afërsi të Rripit të Gazës që kanë rreth 50,000 banorë. Prandaj, të paktën 300 mijë njerëz brenda regjimit sionist janë transferuar nga shtëpitë e tyre në zona të tjera, gjë që i ka kushtuar regjimit miliarda dollarë. Në të njëjtën kohë, ikja nga vendbanimi ka prishur edhe bizneset normale. Shumë dyqane, qendra mjekësore, shkolla, shërbime transporti u mbyllën në zonat që janë nën rrezen e raketave të Hamasit. Një çështje tjetër është se lufta në Gaza bëri që fluksi i investimeve të huaja si dhe investimeve të brendshme në territoret e pushtuara të ndalet, sepse investimet kërkojnë stabilitet dhe siguri, dy faktorë që regjimi sionist i humbi si pasojë e luftës. Për shkak të këtyre pasojave ekonomike, janë të shumtë ata që besojnë se vala e luftës jo vetëm që nuk do të çojë në fitore për regjimin sionist, por do të shtojë edhe shumë problemet e këtij regjimi.

Tags