Çfarë kërkojnë sionistët nga Gaza?!
Duke shkatërruar infrastrukturën civile të Rripit të Gazës, sionistët po përpiqen t'u përcjellin këtë mesazh banorëve të kësaj zone se nuk ka asnjë shenjë shprese, jete dhe të ardhmeje në Rripin e Gazës.
Agjencia e lajmeve Fars në një raport të saj ka shkruar se numri i civilëve të vrarë gjatë sulmeve masive dhe vdekjeprurëse të ushtrisë së regjimit pushtues sionist kundër Rripit të Gazës ka kaluar 12 mijë persona. Më shumë se 8000 civilë të vrarë nga sulmet sioniste në Rripin e Gazës janë gjithashtu gra dhe fëmijë.
Përveç sulmeve tokësore të ushtrisë pushtuese të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, ky regjim kryen edhe sulme të rënda artilerie, ajrore dhe raketore kundër Rripit të Gazës. Për më tepër, sipas disa vlerësimeve, deri më tani regjimi sionist ka hedhur bomba në Rripin e Gazës më shumë se trefishin e fuqisë së bombardimeve atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit.
Ajo që transmetohet nga kamerat e mediave të ndryshme lidhur me sulmet çnjerëzore të sionistëve në Rripin e Gazës, nuk është gjë tjetër veçse krijimi i shkatërrimit të plotë të këtij rajoni. Megjithatë, gjatë ditëve të fundit, ushtria izraelite ka ndërmarrë dy aksione të rëndësishme në mes të sulmit në Rripin e Gazës.
Së pari, ne kemi parë se regjimi sionist po shkatërron gjerësisht asfaltin dhe rrugët urbane në Rripin e Gazës dhe së dyti, gjatë agresionit të fundit të ushtrisë sioniste ndaj spitalit Al-Shifa të Gazës, raporte të ndryshme kanë treguar se sionistët kanë shkatërruar pajisjet e spitalit dhe ambientet e këtij spitali, i cili është spitali më i madh në qytetin e Gazës.
Në këtë pikë lind pyetja, cilat janë mesazhet e veprimeve të sionistëve në shkatërrimin e infrastrukturës urbane dhe objekteve mjekësore në Rripin e Gazës? Në këtë kontekst mund të përmendim disa mesazhe madhore dhe qendrore.
Para së gjithash, veprime të tilla të pushtuesve sionistë demonstrojnë edhe një herë logjikën çnjerëzore të sionistëve në trajtimin e popullit palestinez. Duhet theksuar se pas sulmit në spitalin Al-Shifa të Gazës, sionistët publikuan foto të ushtarëve të tyre duke i dhënë ndihmë mjekësore spitalit Al-Shifa në një akt propagandues. Kjo është përkundër faktit se forcat sioniste kanë shkatërruar në masë të madhe objektet mjekësore të këtij spitali dhe madje sipas raporteve të ndryshme kanë nxjerrë me dhunë një numër të konsiderueshëm pacientësh nga spitali në fjalë dhe i kanë detyruar të lëvizin drejt zonave jugore të Rripit të Gazës.
Në fakt, veprimet çnjerëzore të sionistëve në sulmin ndaj infrastrukturës civile të Rripit të Gazës, më shumë se kurrë më parë, kanë ekspozuar natyrën e vërtetë të veprimeve të tyre propagandistike në mes të luftës kundër Rripit të Gazës dhe kanë ekspozuar logjikën e tyre çnjerëzore për opinionin publik të botës.
Së dyti, duke shkatërruar objektet dhe infrastrukturën civile të Rripit të Gazës, regjimi pushtues izraelitë po përpiqet ta kthejë këtë zonë në një zonë të rrënuar dhe të pabanueshme për popullin palestinez. Sigurisht, që nga fillimi i krijimit të regjimit të tyre të rremë, sionistët e kanë përdorur gjerësisht axhendën e lartpërmendur në forma të ndryshme kundër kombit palestinez dhe janë përpjekur të dëbojnë me dhunë palestinezët nga shtëpitë e tyre. Duhet theksuar se politika e imponimit të vuajtjeve, privimit dhe varfërisë për kombin palestinez ka qenë një nga taktikat e vjetra të sionistëve në përballjen me kombin palestinez dhe në thelb regjimi pushtues sionist nuk ka vlerësuar ndonjë progres dhe përmirësim në jetën e palestinezëve brenda kuadrit të interesave të saj dhe akoma nuk e bënë një gjë të tillë.
Një taktikë përmes së cilës sionistët janë përpjekur të përgatisin terrenin për dëbimin e përgjithshëm të popullit palestinez nga toka e etërve dhe të parëve të tyre dhe të lehtësojnë projektin e tyre pushtues.
Dhe së fundi, së treti, regjimi pushtues sionist, duke shkatërruar infrastrukturën civile të Rripit të Gazës, po përpiqet të arrijë axhendën e tij kryesore, të cilën e ka ndjekur seriozisht që nga fillimi i luftës së Rripit të Gazës dhe është përpjekur që në kuadër të këtyre shkatërrimeve me anë të bombardimeve çnjerëzore, ta detyrojë popullatën palestineze që jeton në zonat veriore të Rripit të Gazës të zhvendoset në pjesët jugore të këtij rajoni. Një veprim i cili në vetvete mund të jetë pjesë e një enigme më të gjerë në formën e dëbimit me dhunë të popullatës së Rripit të Gazës nga ky rajon dhe t'i drejtojë ata drejt rajonit të Sinait të Egjiptit apo zona të tjera.
E thënë thjesht, sionistët po përpiqen t'u përcjellin mesazhin banorëve të Gazës se nuk ka lehtësira për të jetuar në zonën e përmendur. Në fakt, në Rripin e Gazës nuk ka asnjë shenjë shprese, jete dhe të ardhmeje dhe është më mirë që ata të largohen sa më shpejt nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre për në destinacione të tjera. Një axhendë qëllimi përfundimtar i së cilës është të realizojë interesat e regjimit pushtues të Al-Kuds dhe të zvogëlojë barrën e disfatës së tmerrshme që pësuan sionistët gjatë operacionit Stuhia Al-Aksa.