UNRWA nuk ka asnjë zëvendësues në Gaza
(last modified Wed, 31 Jan 2024 18:13:41 GMT )
Janar 31, 2024 19:13 Europe/Tirane
  • UNRWA nuk ka asnjë zëvendësues në Gaza

Koordinatori i ndihmës së OKB-së për Rripin e Gazës tha se asnjë organizatë nuk mund të zëvendësojë kurrë agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë për shkak të kapacitetit të jashtëzakonshëm të UNRWA-së në trajtimin e situatës në territorin e rrethuar palestinez.

"Nuk ka asnjë mënyrë që ndonjë organizatë të zëvendësojë kapacitetin e jashtëzakonshëm, strukturën, aftësinë dhe njohuritë e UNRWA-së për popullsinë në Gaza," tha të mërkurën Sigrid Kaag.

Disa vende perëndimore, me të cilave Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kanë pezulluar financimin e UNRWA-s pas akuzave të paprovuara nga regjimi izraelit se disa anëtarë të stafit të agjencisë ishin përfshirë në Operacionin Stuhia Al-Aksa të 7 tetorit 2023.

Norvegjia, një nga donatorët kryesorë, u ka kërkuar vendeve të tjera donatore që të reflektojnë mbi pasojat më të gjera të shkurtimit të financimit të tyre për UNRWA në Gaza tashmë kur njerëzit po vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit dhe furnizimeve bazë.

Gjithashtu të mërkurën, Kombet e Bashkuara paralajmëruan për një kolaps humanitar në Gaza në vazhdën e shkurtimeve të financimit. Në një deklaratë të përbashkët, krerët e organizatave që formojnë Komitetin e Përhershëm Ndër-Agjencior të OKB-së thanë se ndalimi i financimit ishte i rrezikshëm.

“Tërheqja e fondeve nga UNRWA është e rrezikshme dhe do të rezultonte në kolapsin e sistemit humanitar në Gaza, me pasoja të gjera humanitare dhe të të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar palestinez dhe në të gjithë rajonin”, theksoi deklarata.

 

Tags