Qershor 12, 2024 12:03 Europe/Tirane
  • Pse mijëra izraelitë janë dyndur për në Greqi?

Një media në gjuhën hebraike raportoi se pas fillimit të luftës së Gazës (Operacioni Stuhia Al-Aksa), arratisja e sionistëve jashtë Izraelit dhe qëndrimi i përhershëm i tyre në Greqi është rritur shumë.

Gazeta ekonomike "De Marker", edicioni ekonomik i gazetës Ha'aretz zbuloi një të vërtetë të re lidhur me emigrimin e izraelitëve në Greqi. Gjithashtu, sipas Pars Today duke cituar grupin hebraik të agjencisë së lajmeve Tasnim, mijëra familje izraelite kanë zgjedhur Greqinë si vend për strehimin e tyre të përkohshëm ose të përhershëm dhe për shkak të dyndjes së izraelitëve në Greqi, sot kërkesa për blerje apartamentesh është shumë më e lartë sesa oferta. Gazetari i gazetës De Marker intervistoi 65-vjeçarin Dror Raufman, i cili prej shumë vitesh ka qenë agjent imobiliar në ishullin Iva të Greqisë. Ky agjent imobilar i pasurive të paluajtshme thotë: Vala e emigracionit është drejt Athinës, por mund të shihet edhe një prani e konsiderueshme e emigrantëve izraelitë në Kibsia dhe Glivada. Sot, qindra familje izraelite mund të gjenden në veri të Athinës, të cilët për veten e tyre madje kanë krijuar një kopsht fëmijësh dhe një shkollë hebreje. Në një pjesë tjetër të këtij raporti theksohet se shumë izraelitë të ardhur këtu nuk kanë ndërmend të kthehen dhe kanë ardhur për të qëndruar këtu. Tanya Koritxi, një izraelite me banim në Athinë dhe menaxhere e një prej rrjeteve sociale të izraelitëve në Greqi, në një intervistë për këtë media në gjuhën hebraike tha: Unë nuk shoh ndonjë motiv për t'u kthyer në Izrael. Ajo thotë: Kur erdha këtu ishin 50 izraelitë, por pas fillimit të luftës së Gazës, numri ynë i ka kaluar 5 mijë persona dhe mund të numëroj nga 1500 deri në 2000 persona aktivë në grupet WhatsApp. Megjithatë, numri i personave që nuk janë aktivë në WhatsApp dhe i familjarëve të tyre e bën këtë numër shumë më të lartë. Ajo gjithashtu raportoi se shumë familje kanë ardhur këtu pasi burrat e tyre kanë shkuar në luftë, kështu që është shumë e zakonshme të shohësh gra me disa fëmijë që kërkojnë një apartament. Pas kësaj, gazetari izraelit shkoi tek disa banorë lokalë të zonave me vendbanime izraelite dhe tha: Kur e pyeta pronarin grek të një kafeneje në Athinë për miqtë e tij izraelitë, ai tha: Unë mendoj se është koha që ju izraelitët të largoheni nga vendi ynë dhe të zgjidhni një vend tjetër për të blerë prona, më mirë të emigroni diku tjetër. Gazetari më pas shton: Kur e pyeta pse je kaq i zemëruar me ne? Dhe pse nuk ndiheni kështu para qytetarëve rusë për shkak të luftës që ata kanë në Ukrainë? U përgjigj: Ndoshta nuk më pëlqejnë as rusët, por është qeveria juaj ajo që i kryen këto krime.

Tags