Hezbollahu shkatërron selinë komanduese të regjimit sionist
Hezbollahu i Libanit të premten përmes një deklarate njoftoi se me një raketë Katyusha ka vënë në shënjestër selinë komanduese të Divizionit 91 të regjimit sionist në kazermën Ilit.
Sipas IRNA, duke cituar Al Jazeera, Hezbollahu me një raketë Katyusha konfirmoi se kishte shënjestruar selinë e komandës në kazermën Ilit. Kanali 12 i regjimit sionist gjithashtu njoftoi se që nga mëngjesi i sotëm janë vërejtur 25 raketa nga Libani në drejtim të veriut të Izraelit dhe alarmi ka rënë në qytetin Margliot. Ky sulm ndodhi një orë pas sulmit me artileri të regjimit sionist ndaj fshatrave Yaroun dhe Bent Jbeil në jug të Libanit. Në muajt e fundit, pas krimeve të tmerrshme të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe gjenocidit ndaj palestinezëve në këtë rajon, Hezbollahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara. Një çështje kjo që ka ngjallur frikën e sionistëve që jetojnë në këto zona. Deri më tani, me dhjetëra mijëra sionistë janë larguar nga vendbanimet pranë kufijve libanez nga frika e sulmeve të rezistencës.