Ceremonia e zisë për Imam Husejnin (a.s.) në kufirin mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar
(last modified Tue, 16 Jul 2024 18:56:54 GMT )
Korrik 16, 2024 20:56 Europe/Tirane
  • Ceremonia e zisë për Imam Husejnin (a.s.) në kufirin mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar

Ceremonia e zisë për Imam Husejnin (a.s.) u mbajt në kufirin mes Libanit dhe Palestinës së pushtuar, 200 metra larg bazave të ushtrisë sioniste me thirrjen "Lebbejke ja Husejn! (Si urdhëron, o Husejn!)".

Dashamirët e Imam Husejnit (a.s.) në kufirin e Libanit me Palestinën e pushtuar dhe 200 metra larg bazave ushtarake të regjimit sionist në Kfarkala, rrahën gjoksin dhe kënduan lavde në kujtim të Imamit Ebu Abdil'lah al-Husejn (a.s.) dhe dëshmorëve të fushës së Qerbelasë.

Vajtuesit libanezë, duke ripërtërirë besnikërinë e tyre ndaj kauzës së dëshmorëve të Qerbelasë, shpallën luftën kundër regjimit sionist, po ashtu edhe mbështetjen për popullin palestinez si vazhdimësi e kryengritjes së Ashurasë dhe epopesë Husejniane.

Banorët e Kfarkala-s dhe rajoneve të tjera jugore të Libanit, më pas varrosën dëshmorët Musa Sulejman dhe Nexhib Halawi në Kafarkala.

Në të njëjtën kohë, ceremonitë e zisë u mbajtën edhe në vende të ndryshme të botës.

 

Tags