Raketat e Hezbollahut bien mbi pozicionet izraelite
(last modified Tue, 10 Sep 2024 18:47:05 GMT )
Shtator 10, 2024 20:47 Europe/Tirane
  • Raketat e Hezbollahut bien mbi pozicionet izraelite

Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah ka nisur një seri sulmesh raketore që synojnë vendbanimet dhe bazat ushtarake që i përkasin regjimit izraelit në veri të Palestinës së pushtuar.

Rrjeti i lajmeve Al Mayadeen me bazë në Bejrut raportoi të martën se dhjetëra raketa u hodhën nga territori libanez në pozicionet izraelite në Palestinën veriore.

Hezbollah tha se luftëtarët e tij shënjestruan me dhjetëra raketa Katyusha bazat e artilerisë së Batalionit 411 të ushtrisë izraelite në Neve Ziv dhe selinë e komandës së Brigadës Golani në bazën e malit Neria.

Mediat izraelite raportuan një ndërprerje totale të energjisë elektrike dhe shpërthim zjarri në zonën Meron dhe në afërsi të saj pas sulmit të rëndë me raketa nga Libani jugor.

Më tej mediat sioniste njoftuan se më shumë se 30 shpërthime ndodhën në zonën e Galilesë Perëndimore në veri të territoreve të pushtuara.

Lëvizja e rezistencës libaneze Hezbollah tdeklaroi se ka shkatërruar bazën ushtarake të regjimit izraelit Al-Malikiyah në veri të Palestinës së pushtuar.

Hezbollahu njoftoi se me qëllim të mbështetjes së popullit të shtypur palestinez në Rripin e Gazës dhe rezistencës së tij të guximshme, objekti ushtarak izraelit Al-Malikiyah, u shënjestrua me armët e duhura.

 

Tags