Sulmi i paprecedentë i Izraelit në jug të Libanit
(last modified Sat, 28 Sep 2024 10:03:48 GMT )
Shtator 28, 2024 12:03 Europe/Tirane
  • Sulmi i paprecedentë i Izraelit në jug të Libanit

Regjimi sionist që nga mbrëmja e djeshme ka nisur sulme të gjera në Bejrut duke goditur  periferinë jugore të kryeqytetit me 10 sulme ajrore në të cilat supozohet të ketë ndërruar jetë edhe Sejed Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit.

Sot në mëngjes, regjimi sionist intensifikoi agresionin e tij dhe me më shumë se 30 sulme shënjestroi disa zona në periferinë jugore të Bejrutit. Sipas rrjetit televiziv Al-Alam, pas sulmit brutal të regjimit sionist në periferinë jugore të Bejrutit, 2 persona kanë rënë dëshmorë dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur. Burime libaneze bënë të ditur se sulmi në Bejrut është kryer me avionë dhe anije luftarake. Regjimi sionist ka pretenduar se ka shënjestruar ndërtesat nën të cilat Hezbollahu ka depozituar armë. Ndërkohë, Hezbollahu i Libanit mohoi pretendimin e regjimit sionist për depozitimin e armëve në ndërtesat që bombardoi në Bejrut dhe e konsideroi atë të pabazë. Sipas burimeve izraelite, objektivi i këtij sulmi brutal ishte vrasja e Sejed Hassan Nasrullah, Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut në Liban, por agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime pranë Hezbollahut, raportoi se Seyed Hassan Nasrallah është gjallë dhe në një vend të sigurt. Ndërkohë, ushtria sioniste në një deklaratë sot në ditën e gjashtë të sulmeve kriminale kundër civilëve libanezë pretendoi se ka sulmuar objektiva që lidhen me Hezbollahun në jug dhe provincën Bekaa në lindje të Libanit. Pas këtyre sulmeve, Hezbollahu i Libanit shënjestroi disa vendbanime të vendosura në veri të Palestinës së pushtuar.  Sipas burimeve sioniste, në këto zona janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Që nga mëngjesi i së hënës, regjimi sionist ka nisur sulme në shkallë të gjerë në zona të ndryshme të Libanit në të cilat ka shënjestruar ndërtesa banimi dhe civile. Si pasojë e këtyre sulmeve janë zhvendosur me mijëra libanezë.

 

Tags