U martirizua Sejed Hasan Nasrallha
(last modified Sat, 28 Sep 2024 12:20:35 GMT )
Shtator 28, 2024 14:20 Europe/Tirane
  • U martirizua Sejed Hasan Nasrallha

"Pra, ata të cilët e shkëmbejnë jetën e kësaj bote me jetën e botës tjetër, të luftojnë në rrugën e Zotit dhe secili që lufton në rrugën e Zotit dhe në këtë rrugë vritet ose del fitues, do t'i japim shpërblim të madh atij".

Deklarata e Hezbullahut:

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

"Pra, ata të cilët e shkëmbejnë jetën e kësaj bote me jetën e botës tjetër, të luftojnë në rrugën e Zotit dhe secili që lufton në rrugën e Zotit dhe në këtë rrugë vritet ose del fitues, do t'i japim shpërblim të madh atij".

Zoti i madhëruar ka thënë të vërtetën

Mësuesi i nderuar, prijësi i rezistencës, robi i mirë i Zotit, si një dëshmor i madh, si një lider i guximshëm dhe trim, si një besimtar i mençur, vigjilent dhe i devotshëm është nisur drejt afërsisë me Zotin dhe arritjes së kënaqësisë së Zotit duke iu bashkuar karvanit të pavdekshëm të dëshmorëve. Rrugëtim ky që shkon drejt Qerbelas së ndritshme dhe besimit hyjnor në shoqërim të profetëve dhe imamëve dëshmor.

Sejed Hasan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, iu bashkua dëshmorëve të mëdhenj dhe të pavdekshëm të tij i cili për rreth 30 vite ka ecur në rrugën e tyre dhe gjatë kësaj periudhe i ka udhëhequr ata prej një fitore në fitoren tjetër dhe ai në vitin 1992 e zëvendësoi prijësin dhe zotërinë e dëshmorëve të Rezistencës Islamike. Çlirimi i Libanit në vitin 2000 dhe deri në fitoren e qëndrueshme hyjnore në vitin 2006, dhe në betejat e tjera ka udhëhequr me plotë krenari dhe sukses deri në betejën heroike për mbështetjen ndaj Palestinës, Gazës dhe popullit të shtypur të Palestinës.

Për këtë humbje të madhe i shprehim ngushëllime Imam Mehdiut (a.xh), liderit suprem të Revolucionit Islamik Sejed Ali Khamenei, të gjithë autoriteteve fetare, luftëtarëve të rrugës së Zotit dhe të gjithë besimtarëve myslimanë. I shprehim ngushëllim popullit të qëndresës dhe rezistencës, popullit tonë me durim të lartë, dhe të gjithë popujve myslimanë, të gjithë njerëzve liridashës dhe të gjithë njerëzve të shtypur të botës dhe veçanërisht familjes së tij me durim të lartë, ndërsa e urojmë Sejed Hasan Nasrallah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut për arritjen e shkallës së dëshmorit dhe e lusim Zotin e madhëruar që ta lartësojë atë në shkallën e dëshmorit të rrugës së Xhamisë Al-Aksa dhe çlirimit të Palestinës! E lusim Zotin e Madhëruar që ta vendosë atë në shoqërim të karvanit të Imam Husejnit (a.s.), së bashku me bashkëluftëtarët e tij të cilët ranë dëshmorë si pasojë e sulmit të pabesë dhe qyqar të sionistëve në pjesën jugore të Bejrutit!

Udhëheqja e Hezbullahut besatohet me dëshmorin e shkallë më të lartë dhe më të shenjtë dhe më të çmuar në këtë rrugë me plotë sakrifica dhe me plotë dëshmorë që do ta vazhdojë luftën e vet përball armikut, do ta vazhdojë mbështetjen ndaj Rripit të Gazës dhe Palestinës dhe do të qëndrojë e palëkundur dhe e pathyeshme në mbrojtjen ndaj Libanit!

Udhëheqja e Hezbullahut do të qëndrojë përkrah luftëtarëve të guximshëm dhe ngadhënjimtarë të Rezistencës Islamike sepse ju jeni amaneti i dëshmorit tonë të dashur dhe ju jeni vëllezërit e tij dhe ju gjithnjë ishte mburoja e pathyeshme dhe kurora e trimërisë dhe vërtetësisë së liderit tonë i cili me ide, me shpirt dhe me qasjen e tij të lartësuar gjithnjë do të jetë në mesin tonë. Ju jeni të palëkundur në besën, besnikërinë dhe qëndresën tuaj në rrugën e rezistencës dhe sakrificës deri në fitoren përfundimtare.  

E shtunë 27/9/2024

24 rabiul-aval 1446 h.

 

Tags