Hezbollahu sulmon këmbësorinë izraelite
(last modified Mon, 30 Sep 2024 08:44:50 GMT )
Shtator 30, 2024 10:44 Europe/Tirane
  • Hezbollahu sulmon këmbësorinë izraelite

Hezbullahu i Libanit njoftoi se forca e këmbësorisë izraelite në qendrën ushtarake Al-Sadah është vënë në shënjestër të sulmit të artilerisë së tij.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Hezbollahu i Libanit nëpërmjet një deklarate në orët e para të mëngjesit të së hënës njoftoi se luftëtarët e Rezistencës Islamike, në mbështetje të kombit të palëkundur palestinez në Rripin e Gazës dhe në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij, sulmuan në mënyrë të drejtpërdrejtë me sulme artilerie këmbësorinë izraelite në qendrën ushtarake Al-Sadah.

Ndërkohë Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Punën dhe Refugjatët (UNRWA) shkroi në rrjetin social X: "Kushtet e civilëve të prekur nga sulmet izraelite janë shumë të rënda. Tani, më shumë se 70 mijë libanezë janë larguar nga vendi për shkak të sulmeve izraelite dhe të frikës nga lufta, dhe një milion civilë janë zhvendosur gjithashtu".

Këtë lajm e konfirmoi edhe kryeministri libanez Naxhib Mikati dhe tha: "Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Liban, tashmë një numër njerëzish janë zhvendosur brenda territorit të Libanit."

Programi Botëror i Ushqimit (WFP/PBU) ka njoftuar zgjerimin e aktivitetit të tij në Liban për të ofruar ushqim për refugjatët libanezë.

Disa vende islamike kanë njoftuar gjithashtu përpjekjet e tyre për të dërguar ndihma humanitare në Liban.

Pas rreth një viti krimesh dhe lufte në Rripin e Gazës, regjimi sionist ka shtrirë krimet e tij në Liban që nga 23 shtatori.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, si pasojë e sulmeve masive të ushtrisë kriminale izraelite në Liban, që nga java e kaluar kanë rënë dëshmorë mbi 700 persona dhe janë plagosur të paktën 2600 persona.

 

Tags