Sulme me raketa ndaj vendbanimeve dhe bazave ushtarake izraelite nga Hezbollahu
(last modified Thu, 03 Oct 2024 05:35:03 GMT )
Tetor 03, 2024 07:35 Europe/Tirane
  • Sulme me raketa ndaj vendbanimeve dhe bazave ushtarake izraelite nga Hezbollahu

Rezistenca islamike e Libanit bombardoi vendbanimet dhe bazën ushtarake të regjimit sionist.

Sipas IRNA, Hezbollahu i Libanit njoftoi në një deklaratë se për të mbështetur popullin palestinez në Rripin e Gazës dhe rezistencën e tij të guximshme dhe për të mbrojtur Libanin dhe popullin e tij, luftëtarët e rezistencës islamike ndaluan lëvizjet e elementëve të armikut sionist. Vendbanimi i "Masgaf Aam" u godit me disa raketa. Sipas kësaj deklarate, raketat goditën objektivat e tyre drejtpërdrejt dhe me saktësi. Hezbollahu i Libanit ka shënjestruar me sulme artilerie sot në mëngjes (të enjten) vendin e grumbullimit të ushtarëve të regjimit sionist në Golanin pushtuar dhe u raportua se sirenat e alarmit ranë në atë rajon. Në të njëjtën kohë, në sulmin me raketa të ushtrisë së regjimit sionist në një ndërtesë në "Al-Bashura", një nga institucionet shëndetësore libaneze në qytetin e Bejrutit, 5 njerëz ranë dëshmorë dhe 8 persona u plagosën.

 Të hënën, më 23 shtator, regjimi sionist nisi sulme në shkallë të gjerë në zona të ndryshme në jug të Libanit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, këto sulme kanë lënë qindra dëshmorë dhe mijëra të plagosur.

 

Tags