Shpërthime në bazën ushtarake amerikane në Sirinë lindore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i164144-shpërthime_në_bazën_ushtarake_amerikane_në_sirinë_lindore
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar të dielën në një bazë ushtarake amerikane në provincën Deir ez-Zor, në lindje të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 27, 2024 19:40 Europe/Tirane
  • Shpërthime në bazën ushtarake amerikane në Sirinë lindore

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar të dielën në një bazë ushtarake amerikane në provincën Deir ez-Zor, në lindje të Sirisë.

Zhurmat e disa shpërthimeve u dëgjuan në bazën amerikane në fushën e naftës Al-Omar herët të dielën, sipas raporteve të mediave siriane dhe irakiane.

Nuk është dhënë ende asnjë informacion i mëtejshëm në lidhje me këtë ngjarje.

Al-Omar është fusha më e madhe e naftës siriane, e cila aktualisht është e pushtuar nga SHBA.

Qeveria siriane ka paraqitur herë pas here ankesa në OKB për praninë e forcave amerikane në lindje dhe verilindje të vendit.

Qeveria në Damask thotë se trupat amerikane po grabisin naftën siriane.