Nën presionin amerikan, Katari dëbon Hamasin
(last modified Sat, 09 Nov 2024 08:15:01 GMT )
Nëntor 09, 2024 09:15 Europe/Tirane
  • Nën presionin amerikan, Katari dëbon Hamasin

Katari ka informuar zyrtarët e Hamasit që aktualisht banojnë në këtë vend se ata nuk janë më të mirëpritur dhe se duhet të bëhen gati të largohen menjëherë.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane, i cili kërkoi të mos i përmendet emri, tha: "Rreth 10 ditë më parë, Katari informoi zyrtarët e Hamasit që aktualisht po qëndrojnë në këtë vend se ata nuk janë më të mirëpritur dhe se duhet të bëjnë përgatiten e duhura për t'u larguar menjëherë."

Katari ka pritur liderët politikë të Hamasit që nga viti 2012, kur ish-udhëheqësi i Hamasit Khaled Mesh'al u zhvendos në Katar nga Siria.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane tha se vendi i tij i ka thënë Katarit se "liderët e Hamasit nuk duhet të mirëpriten në asnjë nga kryeqytetet e shteteve partnere me amerikanët, pasi ata kanë refuzuar propozimin e fundit për shkëmbimin e pengjeve".

"Dhe ne e informuam Katarin për këtë çështje javë më pare, pasi Hamasi nuk pranoi ofertën tonë të fundit për lirimin e pengjeve", u shpreh zyrtari amerikan.

Ky zyrtar amerikan shtoi: "Katari ka luajtur një rol unik si ndërmjetës në rastin e pengjeve, ashtu siç Doha luajti një rol kyç në garancinë e lirimit të rreth 200 pengjeve vitin e kaluar."

Ky zyrtar amerikan tha edhe një herë: "Por nën hijen e kundërshtimit të përsëritur të Hamasit për lirimin e pengjeve izraelite, edhe pse ky numër është i vogël, veçanërisht në takimin e fundit të Kajros, kur Hamasi edhe një herë refuzoi të pranojë propozimin për lirimin e pengjeve, kjo çështje ka shkaktuar që prania e tyre në Doha të jetë e papranueshme."