Katar: Kemi pezulluar përkohësisht ndërmjetësimin për Gazën
(last modified Sun, 10 Nov 2024 08:28:15 GMT )
Nëntor 10, 2024 09:28 Europe/Tirane
  • Katar: Kemi pezulluar përkohësisht ndërmjetësimin për Gazën

Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi se përpjekjet ndërmjetësuese të Katarit midis Hamasit dhe Tel Avivit janë pezulluar për momentin.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, zëdhënësi i qeverisë së Katarit, Maxhid Al-Ansari, tha: “Qeveria e Katarit informoi palët 10 ditë më parë në përpjekjen e fundit për të arritur një marrëveshje që nëse nuk arrihet një marrëveshje në atë raund, do të ndalojë përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar mes Hamasit dhe Izraelit."

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit me anë të një deklarate njoftoi: "Ne i njoftuam palët negociuese 10 ditë më parë se do të pezullojmë përpjekjet tona për të ndërmjetësuar mes Hamasit dhe Izraelit."

Deklarata shtoi: "Kur të ekzistojë serioziteti i nevojshëm për t'i dhënë fund luftës brutale dhe vuajtjeve të vazhdueshme të civilëve në Rripin e Gazës, ne do të rifillojmë këto përpjekje për t'i dhënë fund luftës dhe për t'i kthyer të burgosurit. Edhe një herë, ne theksojmë angazhimin tonë të vendosur për të mbështetur popullin vëlla të Palestinës derisa ata të arrijnë të gjitha të drejtat e tyre dhe theksojmë gjithashtu se çështja palestineze është një çështje qendrore për ne."

Disa media raportuan të shtunën se Katari kishte rënë dakord me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'i thënë Hamasit që të mbyllte zyrën e tij politike në Doha me arsyen e "refuzimit për të negociuar". Por Ministria e Jashtme e Katarit tha se raportimet ishin "të pasakta". Këto pretendime janë mohuar gjithashtu edhe nga zyrtarët e Hamasit.