Numri i dëshmorëve libanezë arriti në 3243
Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi përmes një deklarate se 3 mijë e 243 persona kanë rënë dëshmorë që nga fillimi i agresionit të regjimit sionist kundër këtij vendi.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, gjatë kësaj periudhe janë plagosur edhe 14 mijë e 134 persona të tjerë.
Kanali televiziv libanez "Al-Ahd" raportoi gjithashtu se deri më tani janë nxjerrë nga rrënoja trupat e 11 martirëve dhe 5 të plagosurve në sulmin e regjimit sionist në rajonin Al-Saksakiyeh.
Mëngjesin e sotëm, avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar një ndërtesë banimi në qytetin Sur. Nga ky sulm, deri tani, 3 vetë kanë rënë dëshmorë dhe disa të tjerë janë plagosur. Përpjekjet për pastrimin e rrënojave dhe nxjerrjen e trupave të dëshmorëve e të plagosurve nga nën rrënojat, vazhdojnë ende.
Lajmi tjetër është se ministri i ri i luftës i regjimit sionist pretendoi se një armëpushim në Liban është i mundur vetëm nëse plotësohen disa parakushte.
Sipas rrjetit televiziv Al-Jazeera të Katarit, Israel Katz, ministri i ri i luftës i regjimit sionist, i njohur për ekstremizmin e tij, pa përmendur viktimat e rënda të forcave sioniste në frontin e Libanit dhe në Gaza, pretendoi: "Ndërprerja e luftës dhe zbatimi i një armëpushimi në Liban, do të jetë i mundur vetëm pas mposhtjes së Hezbollahut dhe pajtimit me kushtet e Izraelit.
Nga ana tjetër, deklaratat e Katz-it, të cilat bien ndesh me raportin e mediave të regjimit sionist, vijnë ndërkohë që po këto media njoftuan se drafti i armëpushimit në Liban është shkëmbyer mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Libanit dhe Izraelit.
Në të njëjtën kohë me këto deklarata, Mahmoud al-Kameti, një nga liderët e lartë të Hezbollahut në Liban, gjithashtu bëri të ditur se ky grup nuk ka marrë asnjë draft për armëpushim në Liban.