Rezistenca Islamike e Libanit hyri në kunfliktin kundër izraelitëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i176314-rezistenca_islamike_e_libanit_hyri_në_kunfliktin_kundër_izraelitëve
ParsToday – Rezistenca Islamike e Libanit me anë të një deklarate, ka njoftuar për kryerjen e sulmeve ndaj disa objektivave në territoret e pushtuara të Palestinës.
(last modified 2026-03-02T13:47:46+00:00 )
Mars 02, 2026 14:08 Europe/Tirane
  • Rezistenca Islamike e Libanit hyri në kunfliktin kundër izraelitëve

ParsToday – Rezistenca Islamike e Libanit me anë të një deklarate, ka njoftuar për kryerjen e sulmeve ndaj disa objektivave në territoret e pushtuara të Palestinës.

Sipas ParsToday, Hezbullahu i Libanit në këtë deklaratë, njoftoi se me disa raketa dhe dronë ka goditur qendrën e mbrojtjes kundër raketore në zonën “Mashmar Al-Kermel” në jug të qytetit të pushtuar Haifa.

Hezbullahu i Libanit ka deklaruar: “Këto operacione janë kryer në hakmarrje për gjakun e pastër të udhëheqësit të respektuar fetar Ajetullah Khamenei i cili është vrarë në mënyrë të padrejtë nga armiku kriminel sionist, gjithashtu këto sulme janë kryer në mbrojtje ndaj Libanit dhe popullit të tij dhe në kundërpërgjigje ndaj agresioneve të vazhdueshme të regjimit izraelit ndaj Libanit”.

Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: “Komanda e rezistencës gjithnjë ka theksuar se vazhdimi i agresioneve izraelite dhe vrasje e komandantëve, të rinjve dhe popullit tonë, na jep neve neve të drejtën për vetëmbrojtje në kohën dhe vendein e përshtatshëm”.

Kjo deklaratë shton se armiku sionist nuk mund të vazhdojë agresionin 12 mujor të vet pa marrë kundërpërgjigje për ndërprerjen e këtij agresioni dhe pa u detyruar të tërhiqet nga territoret e pushtuara të Libanit.