Miliona jemenas në protesta në mbështetje të Iranit, Libanit dhe Palestinës
-
Miliona jemenas
SANAA, 28 mars (ParsToday) — Miliona qytetarë jemenas në 15 provinca të vendit dolën në protesta masive duke theksuar mbështetjen për Iranin, Libanin dhe Palestinën.
Qytetarët jemenas, të premten / në 15 provinca përfshirë sheshin Al-Sabeen në Sanaa, duke marrë pjesë në protesta masive, u mblodhën, në rrugët dhe sheshet kryesore, duke theksuar gatishmërinë për t’u bashkuar me frontet e “xhihadit” kundër fuqive që i cilësuan si arrogante. Pjesëmarrësit, gjatë protestave me sloganin “Qëndrojmë të palëkundur përkrah Palestinës, Libanit dhe Iranit dhe jemi gati për të gjitha opsionet”, në deklaratën përfundimtare, theksuan, se mbeten të palëkundur në qëndrimin e tyre kundër planeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, veçanërisht ndaj projektit të ashtuquajtur “Izraeli i Madh” që synon vendet e rajonit. Në deklaratë u shtua se populli jemenas është pjesë e frontit të rezistencës dhe nuk do të qëndrojë neutral, duke theksuar se nuk do të heqë dorë nga “flamuri i xhihadit”. Ata gjithashtu e cilësuan sulmin ndaj Iranit dhe Libanit si sulm ndaj gjithë botës islame.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip