Pasiguria në Turqi pas grusht shtetit të pasuksesshëm
(last modified Sat, 16 Jul 2016 11:22:40 GMT )
Korrik 16, 2016 13:22 Europe/Tirane
  • Pasiguria në Turqi pas grusht shtetit të pasuksesshëm

Kanali televiziv privat NTV i Turqisë ka njoftuar për vrasjen e një gazetari në Stamboll.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se forcat e policisë së Turqisë kanë sulmuar objektin e Fakultetit Ushtarak në Stamboll ku ishin pozicionuar disa forca përkrahëse të grusht shtetit. Agjencia e lajmeve të Turqisë gjithashtu ka deklaruar se 200 ushtarë që ishin pozicionuar në selinë e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, janë dorëzuar. Numri i të vrarë gjatë zhvillimeve të grusht shtetit në Turqi ka shkuar në mbi 160 persona dhe numri i të plagosurve mbi 1150. Ministri i drejtësisë së Turqisë në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit ka deklaruar se shumica e komandantëve të ushtrisë dhe gjithashtu shumica e popullit të Turqisë kanë rezistuar përballë përpjekjeve për grusht shtet. Kryetari i Parlamentit të Turqisë me këtë rast kërkoi nga të gjitha partitë dhe grupet politike të deklarojnë qëndrimin e tyre në mbështetje të demokracisë dhe kundër grusht shtetit. Ai theksoi se populli i Turqisë ka vërtetuar është një popull me të drejtë të qeverisjes.

Tags