Përgjigje ndaj 4 pyetjeve kyçe rreth grusht shtetit në Turqi
(last modified Sat, 16 Jul 2016 13:26:34 GMT )
Korrik 16, 2016 15:26 Europe/Tirane
  • Përgjigje ndaj 4 pyetjeve kyçe rreth grusht shtetit në Turqi

Kanë kaluar 19 vite nga koha kur gjeneralët ushtarak për herë të fundit arritën ta ndryshojnë pushtetin në Turqi në mënyrë jodemokratike.

Kur në grusht shtetin postmodern të vitit 1997 ushtria e Turqisë arrit pa gjakderdhje ta rrëzojë nga pushteti Naxhmudin Arbekan. Nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite dhe gjatë kësaj periudhe është reduktuar në masë të madhe pushteti e ushtarakëve të këtij vendi. Mirëpo si duhet lexuar dhe analizuar grusht shteti i vitit 2016?

Veprim i kujt ishte ky grusht shtet?

Gjeneralët mesatar të ushtrisë

Ashtu siç thuhet në burimet informative, trupi mesatar i ushtrisë së këtij vendi ka organizuar grusht shtetin dhe e ka zbatuar atë në veprim. Mospjesëmarrja e gjeneralëve të lartë ushtarakë në këtë betejë, lidhet me qërim hesapesh mes forcave jo simpatike ndaj Erdoganit dhe qeverisë së partisë AKP. Gjeneralët ushtarakë të cilët e kanë bërë zakon që çdo dhjetë vjet një herë të brengosen për proceset ekzistuese në skenën politike dhe të vlerësojnë në rrezik trashëgiminë e Ataturkut, siç duket kanë duruar për një periudhë të gjatë kohore derisa edhe një herë të mbathin çizmet dhe të dalin në rrugë e të pushtojnë qytetin.

A i sihte Fethulla Gylen prapa kësaj aventure?

Është e pamundshme

Ata të cilët kanë folur për rolin e Fethullah Gylen në grusht shtetin e fundit, me siguri nuk janë shumë të informuar në lidhje me marrëdhënien e politikës dhe forcës në Turqi. Fethullah Gylen i cili në një kohë ishte aleat klasik i pikërisht Rexhep Taip Erdogan, kurrë nuk ka patur marrëdhënie të afërta me ushtarakët dhe ushtrinë e këtij vendi. Erdogani i cili për ardhjen në pushtet deri në një masë shumë të madhe i ka borxh përkrahjes së babait shpirtëror të tij (Abdullah Gylen), në vitet e fundit dhe pasi u bën serioze mosmarrëveshjet këtyre dy aleateve, për të gjitha veprimet që bëheshin kundër tij ka akuzuar Gylen. Mirëpo mjaftën që të njihet sado pak marrëdhënie e pushtetit në këtë vend dhe menjëherë kuptohet se Gylen nuk gëzon as ndikimin më të vogël në ushtrinë e Turqisë. Gylen dhe Erdogan kanë një trup të përbashkët të përkrahësve dhe shtresat tradicionale, tregtarët dhe shtresat fetare të Turqisë, konsiderohen grupe shoqërore mbi të cilat ushtron ndikim edhe Gylen edhe Erdogan. Nuk është edhe larg mendjes që përpjekjet për ta lidhur këtë grusht shtet me Fethullah Gylen kanë filluar nga forcat e afërta me Erdoganin me qëllim që ta dëbojnë tërësisht këtë personalitet me ndikim të madh në shoqërinë e Turqisë.

Ai ishte ky një grusht shtet teatral?

Nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme

Disa orë pas publikimit të lajmeve në lidhje me grusht shtetin, një analizë është shpërndarë në rrjetet sociale në bazë të së cilës thuhet se ky grusht shtet ishte bërë me qëllim nga ana a Erdoganit dhe ishte një grusht shtet teatral. Mirëpo për vërtetimin e kësaj hipoteze ekzistojnë shumë pakë dëshmi. Avionët fluturuan mbi qiellin e qyteteve. Tanket pushtuan qytetin, u pushtua televizioni kombëtar i Turqisë dhe nga ai u lexua deklarata e ushtrisë. Përleshje me armë në qytet, shpërthime afër godinës së Parlamentit, pushtimi i aeroportit, vrasja e rreth 270 personave dhe plagosja e mbi 1400 të tjerëve, si dhe arrestimi i 2-3 mijë personave të tjerë, duket çmim pak sa i madh për "teatrin" e Erdoganit! Kjo është për arsye se Erdogani ka fituar zgjedhjet parlamentare me lloje të ndryshme të metodave të zakonta dhe të pazakonta. Nuk ka shumë kohë që ka filluar edhe mandatin presidencial. Atë dhe qeverinë e tij nuk e kërcënon kurrfarë kërcënimi i jashtëm në fushën e sigurisë. Politika e tij e jashtme së fundi ka ndryshuar formën dhe u pajtua me miqtë e vjetër të cilët ishin bërë armiq. Në rrethana të tilla, Erdogani për çfarë arsye dhe me çfarë logjike duhej të bënte këtë "teatër" të papëlqyeshëm? Nuk ka dyshim se tani e tutje autoriteti dhe pushteti i Erdoganit mbi qeverisjen e vendit do të shtohet edhe më shumë, mirëpo argumentet për të vërtetuar se ky grusht shtet ishte një teatër i Erdoganit nukjanë bindëse.

Si do të jetë ndikimi i grusht shtetit mbi të ardhmen e Turqisë?

Erdogani bëhet edhe më i fortë

Grusht shteti edhe nëse do të ishte i vërtetë, nuk ka dyshim se aktrimi i Erdoganit në mbledhjen dhe nxjerrjen e forcave të tij në skenë është për tulavdëruar. Ai me një thirrje në telefonin celular, e ndryshoi situatën tërësisht. Përkrahësit e tij të cilët gjithnjë janë të gatshëm në skenë, edhe një herë ndihmuan zotërinë e tyre dhe nuk lejuan që në këtë edhe një herë të ngjallet periudha e zezë e grusht shteteve. Liderët e Partisë Republikane Popullore dhe të Partisë Demokratike Popullore që konsiderohet opozitarët kryesor të qeverisë së Erdoganit, shumë shpejtë dhe para se të përcaktohet rezultati i këtij grusht shteti, e dënuan këtë veprim. As Salatin Demirtash i cili gjatë muajve të fundit më shumë se çdo kush tjetër ka kritikuar Erdoganin, nuk ka përkrahur grusht shtetin. Kjo tregon se pavarësisht kritikave serioze ndaj Erdoganit, opozitarët e qeverisë së Ankarasë nuk preferuan ushtrinë dhe ushtarakët në krahasim me qeverinë e AKP që ka dalë nga vota e popullit (edhe nëse kjo është bërë me falsifikime). Sidoqoftë, nuk ka dyshim se kjo ngjarje do të rezultojë me shtimin e forcës së dhe ndikimit të Erdoganit mbi administrimin e çështjeve të vendit. Ky grusht shtet i pasuksesshëm do t'i jap një ndihmë të madhe Erdoganit dhe Jëldërëmit në procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Turqisë dhe shndërrimin e sistemit parlamentar në atë presidencial në këtë vend.

Tags