Mbi 6000 të arrestuar pas grusht shtetit në Turqi
(last modified Mon, 18 Jul 2016 10:52:49 GMT )
Korrik 18, 2016 12:52 Europe/Tirane
  • Mbi 6000 të arrestuar pas grusht shtetit në Turqi

Të paktën 6 000 persona janë arrestuar në të gjithë Turqinë në lidhje me grushtin e shtetit të dështuar, të paktën siç thuhet zyrtarisht.

Lajmin e bën me dije ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

Qeveria më parë tha se rreth 3,000 ushtarakë ishin arrestuar dhe mbrëmë një prokuror i lartë urdhëroi arrestimin e afro 2,750 gjyqtarëve të akuzuar për lidhje me klerikun mysliman Fetullah Gylen. Pretendimet nuk dihen sa të vërteta janë.

“Procesi ligjor do të vazhdojë”, tha Bozdag për tv shtetëror turk. “Ky do të jetë rasti më i gjerë parë ndonjëherë në historinë e Turqisë”, shtoi ai. Ai premtoi se ata që janë përfshirë në grushtin e shtetit të dështuar do të “paguajnë çmimin”. Ministri i Drejtësisë përsëriti thirrjen e Presidentit Erdogan ndaj SHBA-së që të ekstradojnë Gylenin. “Mbrojtja ndaj Gylenit do të dobësojë pozitën e SHBA-së dhe të dëmtojë reputacionin e saj,” tha ai. Nga i ashtuquajturi grusht shteti, 181 persona kanë mbetur të vrarë.

Tags