Bin Selman ishte në dijeni të grushtit të shtetit në Turqi
(last modified Wed, 20 Jul 2016 18:37:36 GMT )
Korrik 20, 2016 20:37 Europe/Tirane
  • Bin Selman ishte në dijeni të grushtit të shtetit në Turqi

Veprimtaria e kanalit televiziv Al Arabia lidhur me grushtin e shtetit në Turqi dhe keqardhjen e shprehur prej këtij kanali për shkak të dështimit të këtij grushtshteti, dëshmon për rolin e vendeve përkatëse arabe në këtë grushtshteti. Me fjalë të tjera vende si Arabia Saudite, EBA dhe Katari, të cilët janë partnerë me Erdoganin, tani konsiderohen si mbështetës të grushtit të shtetit në Turqi.

Gjatë grushtit të shtetit edhe Egjipti mbajti po të njëjtin qëndrim si Arabia Saudite. Z. Muxhtahed një prej aktivistëve të Arabisë Saudite në Twitter, i cili njihet për zbulimin e sekreteve të familjes së regjimit Al Saud në Arabinë Saudite, kohët e fundit ka publikuar një artikull lidhur me rolin e këtij regjimi në grushtin e fundit të shtetit në Turqi. Ai në lidhje me këtë shkruan; Muhamed Bin Selman, zv/trashëgimtari saudit, ishte në dijeni të grushtit të shtetit në Turqi. Ky aktivist saudit thotë se Arabia Saudite në këtë çështje ka vepruar në formë të përbashkët me EBA. Sipas z. Muxhtahed, duke qenë se Muhamed Bin Selman ka lidhje të afërta dhe të sinqerta me Muhamed Bin Zejd Al Nahian trashëgimtarin e fronit në EBA, ai është munduar të mbulojë rolin e Emirateve në grushtin e shtetit në Turqi. Padyshim se me kalimin e kohës aq më shumë do të zbulohen të tjera dokumente lidhur me rolin e Arabisë Saudite dhe të EBA në grushtin e shtetit në Turqi. Në këtë mënyrë Erdogan duhet ta kuptojë se Riadi dhe partnerët e tjerë të tij të rajonit, do të mendojnë për një tjetër grushtshteti në Turqi. Riadi dhe aleatët e tij, do të mendojnë përsëritjen e ngjarjeve të përgjakshme të Egjiptit, por në Turqi. Është realitet se Amerika ka kërkuar zbatimin e formulës egjiptiane të grushtit të shtetit në Turqi, mirëpo me angazhimin e popullit ky objektiv nuk u realizua dhe përpjekjet dështuan. Në këtë ngjarje Arabia Saudite dhe Katari që kanë qenë mbështetës të Erdogan në mbështetjen e grupeve terroriste në Siri, në prapaskenë kanë bashkëpunuar me shërbimet inteligjente të Amerikës. Me padyshim në të ardhmen do të publikohen të tjera fakte për këtë rast. Zbulimi që ka bërë z. Muxhtahed mbi faktin se Muhamed Bin Selman ka qenë në dijeni të grushtit të shtetit në Turqi, lë shumë për tu diskutuar. Cili është roli i Bin Selman në këtë çështje? Mos vallë ka ardhur koha që funksionarët e Turqisë të kuptojnë rolin destruktiv të Arabisë Saudite në rajon dhe të heqin dorë nga loja në fushën e Sauditëve dhe të Amerikës si drejtuesi i kësaj loje?

Tags